Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka qenë i ftuar në studion e Fax News, ku ka komentuar dhe hyrjen në fuqi të vendimit të qeverisë, për ngritjen e komisionit të vlerësimit, që do t’i hapte rrugë përzgjedhjes së firmës fituese, që do të ndërtojë gjashtë Kulla në vendin ku sot është godina e Teatrit Kombëtar.
Goci u shpreh se artistët e kanë të qartë se e vetmja formë e rezistencës do të jetë ajo fizike, sa kohë që sistemi i drejtësisë është i kapur, ndërsa Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit.
“Është bërë një nga hapat për ngritjen e komisionit të vlerësimit, vendimi është thjesht strukturë e atij ligji që u bë në kushte të jashtëzakonshme për të favorizuar një kompani private. Ne nuk mund të zgjedhim që të shkojmë në Gjykatë, sa kohë që vendimet e dhëna bienë ndesh me interesin publik. Ne kemi zgjedhur një rezistencë më informale, që është ajo e rezistencës fizike. Një rezistencë 1 vit e gjysmë nuk mund ta çojmë në Gjykatë, sa kohë që e vetmja gjykatë që mund ta shqyrtonte, ajo Kushtetuese nuk është në funksion”, u shpreh Goci,.
Një nga problemet që ai evidentoi ishte dhe ajo e dhënies së koncensioneve, që sipas tij bëhen me qëllimin e vetëm për të pastruar paratë e pista. Goci shtoi se reagimi që duhet të ketë opozita që proteston prej muajsh duhet të jetë më i fortë, dhe duhet të ketë një premtim publik se do të çohen në burg, të gjithë zyrtarët që kanë dhënë koncensione.
“Ata kanë vendosur që të avantazhohet firma që ka pronë në vendin ku planifikohen që të bëhen 6 kulla, dhe kanë dashur ta bëjnë pak më të bukur në formë, në mënyrë që tiu bjenë në sy ndërkombëtarëve.
Thelbi është që aty kemi një vendimarrje totalisht arbitrare, një koncensioni pakërkuar dhe e vetmja që avantazhohet është kompania Fusha. Përmës këtyre ndërtimeve pastrohen paratë e pista, që në vendin tonë kanë qenë me shumicë gjatë kësaj qeverisje.
Reagimi duhet që të jetë shumë i fortë, dhe jo Rama ik, nevojitet një lëvizje që të thojë që ne do të zbërthejmë skemën mafioze të pastrimit të parave.
Nuk ka më para për emergjencat civile, për shkak se ato janë dhënë të gjitha në koncensione, e pamë se çfarë ndodhi në Korçë ku banorët u detyruan që të përplasen me punonjësit e emergjencave civile”, u shpreh Goci.
Pedagogu tha se mbështet plotësisht protestat e opozitës, po në rast se nuk ka një ligjërim publik më të fortë, vendit i lind nevoja emergjente për të pasur një pol të ri politik.
“Opozita duhet të mbajë qëndrim më të fortë politik, për shkak se duhet bërë e qartë se zyrtarët që kanë kryer abuzime me paratë publike, duhet të shkojnë në burg. Rruga më e shtrenjtë që është kryer në Europë, është në Austri, ku kostoja e një kilometrik shkon 12 milionë euro, ndërsa ne vetëm për një kilometër te Unaza e Madhe paguajmë 22 milionë euro për një kilometër rrugë.
Ligjërimi që po bën opozita është tmerrësisht i dobët, mua nuk më duhet thjesht që tit ë artikulosh ‘’lidhja e krimit duhet shkëputur te vota”, mua më duhet një platformë sesi do të çosh në burg ata që kanë kryer shkeljet. Nuk ka garanci që kur opozita të vij në pushtet të mos pësojë një ndryshim dhe të mos mbajë asnjë nga premtimet e bëra”, tha më tej Goci.
(E.K/Faxweb.al)