09:34 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Teatri i ri i Kukullave, Rama: Përpjekje për sa më shumë hapësira për fëmijët

13:21 | 16/12/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Teatri i ri i Kukullave, Rama: Përpjekje për sa më shumë hapësira për fëmijët

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të Teatrit të ri të Kukullave në kryeqytet, ku theksoi se “do të vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet që të krijojmë sa më shumë hapësira, mundësi dhe të hapim sa më shumë dyer për aktivitete sa më të larmishme për fëmijët e kryeqytetit dhe fëmijët në të gjithë Shqipërinë”.

Në fjalën e tij Rama tha se “më vjen shumë mirë që pas një periudhe relativisht të gjatë mbylljeje për shkak të punës që u desh bërë që të shpëtohej kjo godinë, tanimë dyert e saj u hapën dhe aktiviteti i Teatrit do të rifillojë”.

“Jemi këtu së bashku me miqtë tanë, partnerët tanë të BE-së të cilat kanë qenë krah për krah me ne qysh nga mëngjesi i parë pas tërmetit katastrofik që shkaktoi aq shumë dëme dhe mori jetë njerëzish për fat të keq dhe ndër godinat e dëmtuara ishin një sërë godinash të trashëgimisë kulturore”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “për këtë arsye një program i veçantë u ndërtua në bashkëpunim me ta dhe janë 27 objekte me një vlerë të posaçme për historinë tonë, kujtesën tonë, që falë këtij programi janë kthyer në sytë dhe duart e qytetarëve dhe komuniteteve shumë më bukur sesa ç’ishin më parë”.

Vërtet tërmeti, vijoi Rama, hapi një brimë të madhe në tavanin e kësaj godinë, por gjendja e saj prej kohësh ishte për të ardhur keq.

“Në ndërkohë kishim nisur projektin për një tjetër godinë e teatrit të fëmijëve që tanimë ka filluar të marrë formë diku në anën tjetër të bulevardit të Tiranës ku është edhe hyrja në parkun e qytetit dhe që së shpejti do të çelë dyert me hapësira dhe me një program shumë të gjerë dhe shumë të larmishëm për fëmijët e të gjitha moshave”, theksoi Rama.

Kryeministri vuri në dukje se “kjo godinë ka një histori, arsye të rëndësishme për t’u mbajtur, mirëmbajtur dhe për gjithë këtë investim që u bë, një investim që është shumë më shumë seç duket në sy të parë sepse siç u pa nga ato pak minuta të dokumentarit është një investim në pjesën e padukshme që është edhe pjesa më komplekse e një teatri. Gjithçka që gjendet në funksion të skenës edhe në funksion të kushteve të domosdoshme”.

“Ky teatër nuk kishte ngrohje dhe ftohje qendrore me parë sot e ka, e kështu me radhë. Përtej këtyre besoj që ky teatër ka një rëndësi të posaçme edhe për faktin që në përgjithësi, qytetet, sot, vendet, zhvillimi sot i infrastrukturës dhe i qyteteve vihet në funksion të të gjithëve, por gjithmonë pjesa më problematike është pjesa e fëmijëve”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ata që janë më pak të përfshirë në zhvillim dhe në rezultatet e zhvillimit janë fëmijët. Bëhen ndërtime të bukura, hotele, resorte, zyra, por ajo që u mbetet fëmijëve është shumë pak. Për këtë arsye është gjithmonë e më shumë se një godinë më shumë se një vepër kur diçka më shumë shtohet në funksion të fëmijëve dhe më vjen shumë mirë që tanimë së paku kjo derë u hap. Po punojmë përditë që së shpejti të hapim edhe derën tjetër të teatrit të madh të fëmijëve”.

Etiketa: ramateatri
Pas

Ankimoi sekuestron e dy vilave, Kryemadhi ironizon: Do të na falë dikush një copë tokë, çështja, në Strasburg

Para

Berisha prezanton “Kartën e Konsumatorit”: Qytetarët do të rimbursohen 100% për produktet! Ja si do të funksionojë

Para
Berisha prezanton “Kartën e Konsumatorit”: Qytetarët do të rimbursohen 100% për produktet! Ja si do të funksionojë

Berisha prezanton “Kartën e Konsumatorit”: Qytetarët do të rimbursohen 100% për produktet! Ja si do të funksionojë

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026’, Manja: Hap i madh në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare

Kurti pret në darkë Kaja Kallas, i kërkon ekstradimin e Radoiçiç nga Serbia

G7 arrin marrëveshje historike për “çekuilibrat ekonomikë” globalë, shmang përplasjen mbi tarifat amerikane

Operacion në Durrës/ Zbarkojnë forcat RENEA dhe policia, shoqërohen disa persona

Greqia forcohet ushtarakisht me 16 raketa vdekjeprurëse Exocet MM40 Block 3C

Balliu takim me demokratët e njësisë nr.10 në Tiranë: Faleminderit për punën e shkëlqyer!

OBSH: Të paktën 94% e spitaleve në Gaza të shkatërruara plotësisht

Friedrich Merz i bën thirrje Izraelit të lejojë ndihmën humanitare në Gaza

Arrestohet autori i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar në Greqi

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.