05:26 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Teatri Kombëtar/ BBC ‘kryqëzon’ Ramën: Kjo çështje ka potencialin të ndikojë në karrierën e tij politike

22:02 | 08/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“ E di artist, keq puna”, gazetari shpërthen ndaj Ramës: Të ma thotë dikush çfarë ka thënë mor aman se kisha tërë ditën që e prisja

Media prestigjioze ndërkombëtare, BBC i ka kushtuar një reportazh çështjes së Teatrit Kombëtar duke shtrua në fund pyetjen nëse çështja e Teatrit Kombëtar do jetë fundi i qeverisjes së kryeministrit Rama.

Në reportazh bëhet një përshkrim i shkurtër i historikut të Teatrit Kombtër dhe atij Eksperimental dhe i protestës 1 vjeçare të qytetarëve dhe artistëve që kundërshtojnë fuqishëm prishjen e tij.

Duke e konsideruar Kryministrin Rama si një artist, pra ndryshe nga një politikan i zakonshëm, BBC shkruan se, “muajt e fundit  ai është përfshirë në një çështje delikate lidhur me godinën e Teatrit Kombëtar dhe kjo çështje ka potencialin të ndikojë në karrierën e tij politike.”

BBC: “Kryeministri i Shqipërisë është ndryshe nga një politikan i zakonshëm, ai është një artist, piktor dhe ka hapur disa ekspozita për të shfaqur punën e tij. Por muajt e fundit ai është përfshirë në një çështje delikate lidhur me godinën e Teatrit Kombëtar dhe kjo çështje ka potencialin të ndikojë në karrierën e tij politike.”

Gazetari i BBC-së ka zhvilluar në Tiranë disa takime me përfaqësues të protestuesve, me deputeten e Partisë Demokratike, Vokshi si dhe me kryeministrin Rama.

Ai përshkruan prejardhjen e kryministrit Rama ndërsa habitet sesi një artist si Rama, sot kundërshtar më të ashpër ka pikërisht artistët.

BBC: “Kryeministri Rama, djali i një skulptori që ka bërë disa nga statujat e sistemit komunist nën diktatorin Enver Hoxha, vijon të pikturojë gjatë intervistës. Muret përreth janë të mbuluar me letra muri. Më herët ai ka qenë basketbollist. Në komunizëm, sporti ishte një nga rrugët e pakta për të dalë jashtë vendit. Si kryebashkiak i Tiranës, ai leu muret e shumë ndërtesave në qytet me ngjyra të shumëllojshme.

Është e çuditshme që kundërshtarët më të mëdhenj të Ramës tani janë artistët. Çdo ditë prej më shumë se një viti, aktorë, regjisorë, shkrimtarë, kanë protestuar në qendër të Tiranës kundër planit të Ramës për të prishur Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental të ndërtuar nga italianët në vitin 1939.”

Më tej në reportazh flitet për “Ligjin Fusha”, që është miratuar nga poarlamenti për të prishur “Teatrin Kombëtar” dhe gazetari pyet kryeministrin Rama dhe deputeten demokrate Vokshi lidhur me këtë çështje.

BBC: “Forumi për Mbrojtjen e Teatrit, presidenti dhe delegacioni i BE-së në Tiranë, kanë thënë se kjo godinë ka vlerë historike dhe arkitektonike. Sipas kryeministrit, ky teatër varrezë duhet prishur dhe në vend të tij duhet ndërtuar një i ri dhe për këtë qeveria nuk do paguajë asnjë lek. Kompania Fusha, me të cilën janë bërë edhe disa projekte të tjera, do paguajë për teatrin dhe në këmbim do marrë 5 mijë metra katrorë ne qendër të Tiranës. Për këtë arsye është bërë edhe një ligj specifik, i njohur me emrin Ligji Fusha në mënyrë për të realizuar këtë marrëveshje.”

Biseda me Vokshin

Vokshi: Aty do ndërtohen 6 qiejgërvishtës dhe fitimi bazuar në llogaritjet që ne kemi bërë është 205 milionë euro. Sigurisht që ka diçka që lidh këtë ndërtues privat Kompaninë Fusha me qeverinë.

Gazetari: Pra ju besoni se kjo është një marrëveshje korruptive?

Vokshi: Absolutisht

Biseda me Ramën

Gazetari i thotë Ramës se ka pretendime për praktikë të parregullt lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu.

Rama: Mund të them se procedura është rishikuar ngë Komisioni Evropian dhe është në linjë me ligjin dhe të gjithë rregullat e procedurës.

Gazetari: A ishte një tender i hapur?

Rama: Është një partneritet Publik-Privat. Bazohet në bashkëpunim me pronarët e tokës private dhe shteti është pronar i një pjese tjetër toke kështu që gjithçka është bërë sipas një procedure të pastër.

BBC: “Askush nuk e di se kur do bëhet shkatërrimi i Teatrit dhe ai mund të ndodhë në çdo çast por protestuesit kanë deklaruar se do i bllokojnë buldozerët me trupat e tyre. A do i mbijetojë qeverisja e Edi Ramës skandalit të Teatrit Kombëtar apo teatri do jetë fundi i kryeministrit artist.”

Reportazhin e plotë mund ta dëgjoni këtu nga minuta 30:20 deri në minutën 35:00

Nërkohë gjatë ditës së sotme qytetarë dhe artistë që kundërshtojnë prej më shumë se një viti prishjen e Teatrit Kombëtar, përmes një reagimi në rrjetet sociale në faqen “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, deklarojnë se BBC kryqëzon Edi Ramën duke e nxjerrë ndër të tjera sipas tyre, edhe qesharak.

Statusi i plotë i Aleancës për mbrojtjen e Teatrit:

BBC deklaratë e fortë: 
Kreu i Delegacionit Europian kundër prishjes së Kompleksit Teatror. – “Teatri ka një vlerë të jashtëzakonshme në Trashëgiminë Kulturore dhe duhet ruajtur”

Në reportazhin kushtuar eskluzivisht aferës se Teatrit, BBC e kryqëzon Edi Ramën duke e nxjerrë ndër të tjera dhe shumë qesharak:

“Ndërkohë që Presidenti i vendit dhe Kreu i Delegacionit të BE-së e konsiderojnë Teatrin një vlerë të jashtëzakonshme të Trashëgimisë Kulturore, kryeministri Edi Rama, nuk e gjen ndërtesën më të vlefshme se brekët e Violeta Manushit.”…duke cituar një deklaratë skandaloze të Ramës në emisionin Ajsberg në vitin 2000 ku tallej me të ndjerën Violeta Manushi- një nga ikonat e teatrit dhe skenës shqiptare.

Ndërkohë po risjellim me video edhe një herë deklaratat prej ordineri të Ramës, bërë në vitin 2000, asokohe Ministër Kulture.

Ps. Edhe një herë linku i reportazhit të BBC(shiko nga min 30).https://ëëë.bbc.co.uk/sounds/play/m0002z4t

Etiketa: bbcigozhdon ramenteatri kombetar
Pas

Ju mungon Partia Socialiste? Ja si përgjigjet Arta Dade

Para

“Një tjetër i dënuar me të përjetshëm lirohet këto javë”, gazetarja paralajmëron skandalin: Bëje Zot ëndërr

Para
“Një tjetër i dënuar me të përjetshëm lirohet këto javë”, gazetarja paralajmëron skandalin: Bëje Zot ëndërr

"Një tjetër i dënuar me të përjetshëm lirohet këto javë", gazetarja paralajmëron skandalin: Bëje Zot ëndërr

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.