Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook i është rikthyer çështjes së Teatrit Kombëtar. Vasili e cilëson projetin e Teatrit si fashist, dhe që po bëhet si qëllim vetëm për të zhvatur pronën publike. Ndërkaq ai shprehet se nëse në Itali të diturit nuk janë dakord për shembjen Teatrit në emër të llogjikës së ftohtë profesionale, qeveria shqiptare ndjek rrugën e hajdutllikut që shkatërron pronën publike dhe rrënimin e Tiranës.
“Drejtori i arteve te bukura te Firences Claudio Rocca thote qarte:
“Teatri nuk duhet te shembet ne emer te historise se tij dhe shtresezimit te arkitektures”.
Kete thone te diturit nga Italia ne emer te logjikes se ftohte profesionale,qe jua udheheq atyre rrugen.
Ndersa vandaleve injorante te qeverise dhe bashkise jua udheheq rrugen hajdutlleku,qe shkaterron pronen publike,vlerat historike e kulturore dhe rrenon Tiranen dhe gjithe vendin”, shkruan Vasili.
Postimi i plotë
Te diturit nga Firence,te paditurit ne krye te qeverise e bashkise dhe Teatri….
200 milion eurot e Teatrit ja cmenden histerine te paditurve ne krye te qeverise dhe bashkise.
Te paditurit folen per godinen,qe do te binte nga minuta ne minute,per semundje te rrezikshme pa emer,per projektin fashist te teatrit etj etj gomarlleqe me thes vetem e vetem qe ta zhvasnin ate cope toke e per te rrembyer milionat.
Drejtori i arteve te bukura te Firences Claudio Rocca thote qarte:
“Teatri nuk duhet te shembet ne emer te historise se tij dhe shtresezimit te arkitektures”.
Kete thone te diturit nga Italia ne emer te logjikes se ftohte profesionale,qe jua udheheq atyre rrugen.
Ndersa vandaleve injorante te qeverise dhe bashkise jua udheheq rrugen hajdutlleku,qe shkaterron pronen publike,vlerat historike e kulturore dhe rrenon Tiranen dhe gjithe vendin.
(J.D/faxweb.al)