03:04 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Kalimi i Teatrit në pronësi të Bashkisë, ‘shpërthen’ Robert Budina: Nuk do t’ju lëmë të flini, rri një muaj pa bukë dhe nuk lëshoj…

20:49 | 08/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Kalimi i Teatrit në pronësi të Bashkisë, ‘shpërthen’ Robert Budina: Nuk do t’ju lëmë të flini, rri një muaj pa bukë dhe nuk lëshoj…

Regjisori Robert Budina ka dalë me një video-mesazh nga sheshi i Teatrit Kombëtar me një reagim të ashpër në lidhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës të kompleksit teatror.

Me një komunikim të ndjerë dhe tepër revoltues ai ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve që të dalin në mbrojtje të Teatrit Kombëtar jo për të mbojtur një godinë por demokracinë dhe demostruar forcën e protestës.

“Nuk do t’ju lëmë të flini, këtë forcë të jep arti, nuk ta jep korrupsioni, vjedhjet. Prandaj ne i kemi ndaluar sepse ata njerëz e dijnë fare mirë se çfarë krimi po kryejnë, dhe e kanë në krye vulën e turpit e për këtë nuk do të flenë të qetë, edhe ne nuk flemë të qetë. Shpirti i njeriut nuk zgjidhet me para, natyrisht që janë të rëndësishme por shpirti fiton. Ne jetojmë më mirë se ata njerëz që bëhen vegla të pushtetit, sepse i kundërshtojmë këta njerëz, i zgjojmë këta njerëz. Ne luftojmë edhe për ata njerëz që nuk janë me ne.

Ne jemi në tempin e duhur për ta bërë këtë punë, kemi qenë këtu dhe asnjëherë nuk jemi ndalur, nuk kemi paragjykuar njeri as në opozitë as në pozitë. Këta përdorën politikën për ta shembur Teatrin Kombëtar. Ne nuk po përdorim politikën për ta marrë Teatrin Kombëtar në shtëpi. Nuk bëhet fjalë për një godinë, por për mënyrë se si po shembet. Kemi mbrojtur demokracinë, kemi mbrojtur qytetarët. Duhet t’ia përplasni në fytyrë për t’ju thënë se rri një muaj pa bukë dhe nuk lëshoj të vërtetë. Bëjeni të gjithë së bashku, bëjeni për veten.

Ata janë të tredhur nga frikë, mos më keqkuptoni në terma, janë të tredhur në shpirt dhe në mendje. Ngrihuni, kini besim tek njëri-tjetri. Ne kemi arritur të mbrojmë Teatrin Kombëtar dhe të arrijmë të mbrojmë dinjitetin. Të gjithë njerëzit që e kanë një dije dhe vetëdije, ta dhurojnë siç e kemi dhënë  ne falas sic kemi bërë ne. Nuk duhet ta dështojmë këtë kazë e cila është sublime. Shpirti dhe sakrifica e tyre që luftuan me një armik të përbindhëm. Nuk është përbindësishi pushteti, nuk është lufta me kryeministrin, por me frikën e shpirtit të protestës, mblidhuni dhe shikoni se si do të zbythen nga protesta dhe bashkimi ynë”, tha Budina ndër të tjera.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Vendimi për kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë, reagon ish-deputetja: Qeveria i hapi rrugë Bashkisë për prishjen e Teatrit Kombëtar

Para

Pse nuk firmos Arben Ahmetaj? Ngurimi i qeverisë kur turqit janë gati, valixhja e premtimeve boshe për rindërtimin e Kurbinit

Para
Pse nuk firmos Arben Ahmetaj? Ngurimi i qeverisë kur turqit janë gati, valixhja e premtimeve boshe për rindërtimin e Kurbinit

Pse nuk firmos Arben Ahmetaj? Ngurimi i qeverisë kur turqit janë gati, valixhja e premtimeve boshe për rindërtimin e Kurbinit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.