00:54 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Teatri Kombëtar, zbulohet amaneti i Agim Qirjaqit: Ata që kanë përgatitur këtë aferë të ndyrë…

11:47 | 08/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Teatri Kombëtar, zbulohet amaneti i Agim Qirjaqit: Ata që kanë përgatitur këtë aferë të ndyrë…

Këmbëngulja e qeverisë për ta shembur godinën e Teatrit Kombëtar, çfarë çoi në përplasje me artistët të cilët e kundështojnë nuk është diçka e re.

Historia ka filluar shumë më herët ku përpjekjet për shembjen e TK janë kanë hasur në rezistencën e artistëve.

Kështu organizatorët e takimit të djeshëm, për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ku merrnin pjesë deputetë të opozitës, shfaqën imazhe të një takimi të zhvilluar 16 vjet më parë, në prezencën e kryetarit të atëhershëm të Bashkisë së Tiranës,  Edi Rama.

Ndër fjalimet më të drejtpërdrejta dhe kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ishte ai i aktorit të madh Agim Qirjaqi i cili përpjekjet për shembjen e godinës do ta konsideronte një aferë të ndyrë.

“Teatri ka ekzistuar dhe do të ekzistojë, sepse ka një publik të mrekullueshëm!”. Kështu u shpreh Agim Qirjaqi.

FJALA E PLOTË E AKTORIT TË MADH PARA 16 VITESH

“Kjo nuk është një histori që ka nisur sot. Është një histori kriminale, e paargumentuar, në një strategji të caktuar, një aferë jo e ndershme në kurriz të Teatrit Kombëtar, në kurriz të kësaj godine, që meriton të jetë Teatër Kombëtar, edhe kështu siç është, me këtë arkitekturë.

Nuk e bën monument kulture një godinë, dukja, apo ndërtesa. E bën ajo çka është e lidhur me këtë skenë. Historia ka nisur kur ky Teatër u mbyll në mënyrë të padrejtë, për shkak të një zjarri hipotetik dhe tani duan t’ia vënë zjarrin tamam për interesat e një biznesi, për të ndërtuar një 15-katësh, dy godina apo tri godina dhe në katin e parë do të ndërtohet një Teatër. Më vjen keq që vazhdojmë një debat të tillë, kur gjërat janë shumë të qarta. Këtu kanë përgjegjësi të madhe ata që drejtojnë shtetin, jo vetëm ata që e kanë përgatitur këtë aferë të ndyrë, por edhe ata që heshtin dhe nuk e denoncojnë këtë aferë. Edhe ata janë po aq fajtorë sa ata që duan ta shembin Teatrin.

Shumë kohë më parë është folur për ngritjen e një teatri të ri, para se të vdisnin aktorët e mëdhenj, se duhet të ndërtoheshin edhe shumë teatro të rinj, se salla e estradës është mbyllur prej dy vjetësh, shtë- pia e pionierit u prish dhe u bë kinema, edhe këtë teatër duan ta prishin dhe të ndërtojnë këtu. Përse nuk e ndërtojnë në një vend tjetër? Sepse prishën interesat e biznesmenëve.

Pra, e gjithë ideja e ngritjes së një Teatri të ri Kombëtar, është një alibi për të shkatërruar, që kur teatri u mbyll, që kur flitej poshtë e përpjetë që kjo godinë është e rrënuar, që kur ky Teatër u la qëllimisht 4 vjet pa lyer, deri sa t’i bjerë çatia, vetëm për të përligjur, që ky Teatër të shembet.

Ky Teatër ka ekzistuar dhe do të ekzistojë se ka një publik të mrekullueshëm, që e do këtë Teatër dhe ky publik që vjen dhe mbush këtë sallë, ka një vlerë të madhe dhe në radhë të parë duhet të pyesim këtë publik. Unë mendoj që këtu është një lojë e ndyrë”.

 

 

Etiketa: Agim Qirjaqi
Pas

Në formë pas lindjes? Ami rrëfen sekretin e heqjes së kileve (Foto)

Para

E FUNDIT/ Plagosje me thikë te Presidenca, sherri mes tre të rinjve për një femër

Para
E FUNDIT/ Plagosje me thikë te Presidenca, sherri mes tre të rinjve për një femër

E FUNDIT/ Plagosje me thikë te Presidenca, sherri mes tre të rinjve për një femër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.