Pas shkresës për shkrirjen e teatrit “Migjeni” në Shkodër ka reaguar edhe sindikata e artistëve të Shqipërisë. Sekretari i përgjithshëm i kësaj sindikate, Julian Kazazi, ka zhvilluar një takim me drejtorin e teatrit dhe përfaqësues të Bashkisë Shkodër.
Ai bëri me dije se u është thënë se stafi artistik dhe punonjësit nuk do të lëvizin nga puna, pra nuk do ketë shkurtim të stafit, por një tjetër mënyrë menaxhimi…
Më tej, Kazazi shtoi se nga data 1 shkurt është premtuar rritje të pagave me 30% për punonjësit e teatrit “Migjeni”…
Tashmë, fondi i investimeve për teatrin do të varen nga bashkia, ndërsa titullari i institucionit do të merret më shumë me çështjet artistike.
Discussion about this post