Ambasadori i BE, Soreca iu është iu është përgjigjur deklaratave të artistëve ditën e sotme. Përmes një shkrimi në Twitter, Soreca shprehet se përgjigja e tij për teatrin është marrë në kontekstin e gabuar dhe për këtë arsye ai rithekson qëndrimin e tij të mbajtur shtatorin e kaluar në KE.
Ambasadori i BE-së po ashtu, ka kërkuar t’iu jepet kohë institucioneve të marrin një vendim,duke theksuar se është i gatishmëm për dialog me artistët dhe qytetarët.
Reagimi i plotë i ambasadorit Soreca:
Vërej me shqetësim se përgjigjja ime sot në një pyetje mbi çështjen e Teatrit Kombëtar është paraqitur jashtë kontekstit. Prandaj është e dobishme të theksohet se sot kam përsëritur qëndrimin e shprehur tashmë në shtatorin e kaluar nga Komisioni Evropian, kur autoritetet kompetente shqiptare u ftuan të ndjekin pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe të sigurojnë qasje jodiskriminuese në treg.
Unë gjithashtu deklarova sot se transparenca e procedurave është thelbësore për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe të lirë. Une shtova që është e nevojshme që të jepet kohë që procedurat institucionale të marrin një vendim për çdo mosmarrëveshje juridike që ekziston në lidhje me këtë çështje, në respekt të plotë të sundimit të ligjit.
Më në fund e përfundova duke kujtuar se Delegacioni i BE është plotësisht i përkushtuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes si e drejtë themelore thelbësore dhe është e gatshme të vazhdojë dialogun me artistë dhe qytetarë të përfshirë.