Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci në një intervistë për ‘Fax News’ para Parlamentit ka thënë se miratimi i këtij projekligji për Teatrin Kombëtar nga ana e maxhorancës do ta përshkallëzojë situatën.
Ai tha se janë shumë qytetarë që janë mbledhur jashtë Kuvendit ku po i presin deputetë që do e votojnë këtë projekligj “jo me shumë dashuri”.
Nga ana tjetër Ervin Goci është shprehur se opozita nuk mund të sillet në këtë seancë sikur po miratohet një ligj i thjeshtë për pensionet por duhet të ushtrojë ‘dhunë’ për të mos i lënë fare deputetët e maxhorancës të flasin.
Duke shpresuar që as opozita të mos tërhiqet, Goci u shpreh se mbeten të vendosur në mbrojtje me çdo kusht të Teatrit kombëtar dhe paralajmëroi se ata që vendosin ta shembin duhet ti bëjnë mirë llogaritë.
“Thirrja ime e parë është për qytetarët që na shikojnë , të vijnë këtu se sot po dhunohet kushtetuta.
Të vijnë këtu që ata që e hedhin votën tu shkojë mendja se çfarë po bëjnë. Kjo është një shkelje ne jemi këtu dhe do i presim këtu në dalje, jo me shumë dashuri këta deputetët, këta kriminelët e Shqipërisë. Kjo histori sapo ka filluar, ne kemi protestuar për 5 muaj.
Deputetët e opozitës nuk mund të flasin për këtë ligj sikur aty po miratohet një ligj për pensionet, duhet të ushtrohet dhunë që ata të mos flasin. Nëse kjo do shkojë me shtyrje, me forcë, natyrisht që situata do të përshkallëzohet. Nëse ato e çojnë deri në fund ne e kemi ndarë mendjen do ta mbrojmë atë godinë”, tha Ervin Goci ndër të tjera. (B.H/Faxweb)