Kryetari i Bashkise Korçë Sotiraq Filo është deklaruar kundër ndërtimit të TEC-it në Korçë.
Përmes një letre që i ka drejtuar ministrit Blendi Klosi dhe Ministres Balluku, Filo kërkon që të mos pranohet kërkesa e kompanisë, pasi është shumë afër me qytetin , dhe në toka bujqësore.
“Ju kerkoj te mos aprovoni vleresimin e ndikimit ne mjedis pasi investitoret nuk kane paraqitur asnje garanci per nje bilanc pozitiv te ndotjes. Projekti eshte shume afer qytetit dhe ne toka te frutshme bujqesore.
Qendrimi kunder i Bashkise se Korces ka qene i qarte dhe konsistent qe ne raportin e pregatitur per KIS ne dt 5.12.2017 ku Bashkia Korce eshte shprehur JO me arsyetimin e afersise me qytetin. Ky qendrim eshte mbeshtetur edhe nga Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural e cila ka theksuar se ky projekt cenon funksionalitetin e Fushes se Korces nga fshati Barc deri ne Zemblak.
Ne keto kushte, ju kerkoj MOSAPROVIMIN E KETIJ INVESTIMI, i cili ne cdo rast nuk do te mund te realizohet dot ne kundershtim me vullnetin e Bashkise see Korces”, perfundom letra e Kryetarit te Bashkise Korce”, thuhet në letrën e Filos.