08:02 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tedi Blushi në Fax News: Ilir Meta po bën burg politik, SPAK nuk ka asnjë provë ndaj tij

14:07 | 03/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Blushi në PD, nisin negociatat për koalicion parazgjedhor dhe protestën e 8 shkurtit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ishte i ftuar në Fax News, ku komentoi situatën e ish-presidentit dhe liderit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet prej javësh në masën e sigurisë “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO, nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Blushi e konsideroi të gjithë procesin ndaj Metës si një “burg politik”, duke akuzuar drejtpërdrejt institucionet e drejtësisë së re se po përdoren për të goditur kundërshtarin politik. Ai theksoi se deri më tani, SPAK nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete që të vërtetojë akuzat ndaj Metës.

“Zoti Meta po bën burg politik. Është një proces i pashembullt në historinë e pluralizmit shqiptar. SPAK nuk ka asnjë provë ndaj tij, vetëm akuza të mbështetura në supozime, dëshira dhe urdhra politikë,” – deklaroi Blushi.

Sipas tij, situata ka kaluar përtej kufijve të një hetimi normal dhe ka marrë përmasa represive. Ai bëri të ditur se Metës i është ndaluar kontakti me mediat dhe se i është pamundësuar komunikimi me familjen, nën pretekstin se “i ka konsumuar mundësitë”.

“Zoti Meta është i ndaluar të japë intervista për mediat. Nuk lejohet as të komunikojë me bashkëshorten dhe fëmijët. Është e papranueshme dhe çnjerëzore. Justifikimi është se gjoja ‘i ka konsumuar mundësitë’, por kjo është vetëm një mënyrë për ta izoluar,” – shtoi ai.

Blushi akuzoi gjithashtu një pjesë të mediave se janë bërë pjesë e një skeme censure të drejtpërdrejtë ndaj Metës dhe Partisë së Lirisë.

“Edhe mediat janë përfshirë në një akt të pastër censure. Ilir Meta është sistematikisht i përjashtuar nga hapësira mediatike, ndërsa për të transmetohen vetëm sulmet dhe akuzat pa asnjë mundësi për t’u mbrojtur apo sqaruar,” – theksoi Blushi.

Në përfundim, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së nënvizoi se Partia e Lirisë nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj opozitar dhe do të vijojë betejën për të zbardhur të vërtetën, ndërsa theksoi se arrestimi dhe izolimi i Metës është vetëm një pjesë e një strategjie më të gjerë për të shtypur zërat e opozitës në vend.

“Jemi përballë një rregjimi të instaluar që kërkon të eliminojë pluralizmin politik. Por ne nuk do të nënshtrohemi. Do ta çojmë këtë betejë deri në fund,” – përfundoi Blushi.

Pas

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me faktet dhe provat e kundërshtueshme të farsës së 11 majit

Para

Kroacia njofton shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Serbi, shkak protestat

Para
Kroacia njofton shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Serbi, shkak protestat

Kroacia njofton shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Serbi, shkak protestat

 



Të Fundit

Fotot/ Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed

Trump beson se Kina do t’i dënojë me vdekje personat që merren me prodhimin ose shpërndarjen e fentanilit

Trump: Indonezia do të paguajë tarifa prej 19% dhe do të blejë 50 avionë Boeing sipas marrëveshjes tregtare

Parlamenti i Ukrainës mbështet dorëheqjen e kryeministrit Denys Shmyhal

Vatra e zjarrit në Drenovë ende aktive/ 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren

Rubio: SHBA-të po mbledhin më shumë informacion mbi vrasjen e një palestinezi amerikan në Bregun Perëndimor të pushtuar

ILO: Numri i fëmijëve të angazhuar në punë ka rënë me më shumë se 100 milionë që nga viti 2000

Parashikimi i motit për sot,17 Korrik 2025

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.