Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i doli në mbrojtje kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës këtë të premte. Blushi bëri thirrje për përshkallëzim akzioni të njerëzve të drejtësisë, Veliajt dhe çdo zyrtari që ata mendojnë se është i korruptuar.
“Aksioni duhet përshkallëzuar, në çdo zyrë ku fshihen të korruptuarit, në këtë godinë, në Kryeministri, dhe në çdo strofull tjetër krimi dhe në shtëpitë e këtyre hajdutëve. Këta meritojnë ti sekuestrohen dhe rrobat e trupit, është koha ti tregojmë vendin këtij, dhe Dum-Dumanit që guxon të thërrasë liderin e PD”, u shpreh Blushi.