20:11 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tefik Hyka prej 2013-tës ishte zhdukur pa adresë, kishte të hapura disa procese gjyqësore

10:11 | 03/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mjeku: “Biznesmeni Tefik Hyka ende në jetë”, u qëllua me dy plumba, në kokë dhe në zemër

Para pak ditësh biznesmenit Tefik Hyka i bënë aksident jashtë një lokali në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet. Po në fakt kjo nuk ishte hera e parë që ndaj tij ishte synuar që Hyka të vritej. Prej disa vitesh ai jetonte jashtë Shqipërie, e më konkretisht në Francë.

“Arratisja” e tij vite më parë kishte ndodhur pas ecurisë jo të mirë të biznesit dhe detyrimeve të mëdha financiare që sipërmarrësi kishte ndaj të tretëve të shumtë. Si pasojë e presioneve, kërcënimeve e konflikteve të shumta, biznesmeni kishte ikur nga Shqipëria.

Ndërsa jetonte në Francë prej vitesh, Tofik Hyka mësohet se kishte disa procese gjyqësore të hapura në Gjykatën e Tiranës dhe në Gjykatën e Apelit, madje edhe në Gjykatën e Lartë.

Ai ishte palë e paditur aty nga individë dhe biznese të ndryshme që i kishin dhënë shërbime apo shuma të mëdha monetare Tofik Hykës apo bizneseve të tij, pa arritur të marrin mbrapsht pjesën që u takonte.

Policia dhe Prokuroria i kanë sekuestruar dosjet e të gjitha këtyre konflikteve në përpjekje për zbardhjen e atentatit me katër plumba ndaj biznesmenit.

MISTERI

Një burim nga grupi i hetimit bëri me dije për “Panoramën” se nga viti 2013 deri në 2017, Tofik Hyka kishte pasur disa procese gjyqësore në Shqipëri me palë të treta. Në të gjitha këto procese, gjykatat kishin kërkuar paraqitjen e tij si palë e paditur, por pas kryerjes së formaliteteve për verifikimin e adresës dhe vendbanimit, nuk gjendej asgjë për biznesmenin.

Edhe procedurat e kërkimit nga komisariatet e policisë kishte arritur në përfundimin se “është larguar” pa adresë nga vendbanimi i fundit. Pikërisht, një largim i tillë, sipas hetuesve e bën të dyshimtë kthimin e tij në Shqipëri, në fund të qershorit 2017, kur biznesmeni ra pre e një atentati me katër plumba pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Fakti se disa prej bizneseve të tij ishin ende aktive, duket se e lidhte biznesmenin me Shqipërinë por arsyeja e ardhjes së tij në Tiranë, në momentin kur iu bë atentat, ka mbetur mister dhe e paqartë.

Dyshimet janë se vizita e tij e fundit në Tiranë, ku kishte ardhur vetëm pa familjarët e tjerë, lidhej me ndonjë prej konflikteve të forta që biznesmeni kishte me persona që iu detyrohej apo që i detyroheshin financiarisht, pasi jepte e merrte borxhe në shuma të mëdha.

Atentati me katër plumba Tofik Hyka është biznesmen shumë i njohur në Tiranë, në 15 vitet e fundit. Ai është baba i tre fëmijëve, dy vajzave 28 e 25 vjeçe dhe i një djali 23 vjeç. Biznesmeni 56- vjeçar mbeti i plagosur më 28 qershor 2017, në një atentat që u bë ndaj tij nga persona me motor, teksa po pinte kafe në zonën e Tiranës së Re.

Autorët qëlluan 4 herë me armë zjarri drejt biznesmenit me qëllimin e prerë për ta vrarë, por vetëm dy plumba e goditën në kokë e pranë zemrës, duke e lënë të plagosur rëndë.

Gjithçka ndodhi në verandën e një hoteli që ndodhet pranë Stadiumit “Selman Stërmasi”, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, në Tiranë ku ndodhej biznesmeni. Pas atentatit mësohet se Tofik Hyka i është nënshtruar 2 operacioneve dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Etiketa: hykamisteriTefik Hyka
Pas

Mbështetësit e Bashës iu përgjigjen kundërshtarëve, nisin të firmosin një tjetër peticion

Para

Gjendja kritike e PD-së, flasin tre themeluesit: Ka shumë çeta, mllef dhe urrejtje, duhet të marrin fund

Para
Gjendja kritike e PD-së, flasin tre themeluesit: Ka shumë çeta, mllef dhe urrejtje, duhet të marrin fund

Gjendja kritike e PD-së, flasin tre themeluesit: Ka shumë çeta, mllef dhe urrejtje, duhet të marrin fund

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.