Radhë kilometrike ka pasur sërish ditën e sotme në autostradën Tiranë – Durrës, pavarësisht se ARRSH lajmëroi se gjatë orës 14:00 do të hapej autostrada Tiranë-Durrës, kjo gjë nuk ka ndodhur.
ARRSH njofton se për shkaqe të pa parashikuara përmbyllja e punimeve në aksin Maminas-Sukth-Shkozet- ka tejkaluar afatin e përcaktuar.
Rrjedhimisht, nuk është kryer hapja e kalimit siç ishte paralajmeruar, për të garantuar kalimin e sigurtë të mjeteve.
ARRSH kërkon ndjesë qytetareve dhe njofton se hapja e kalimit do të realizohet sonte ora 23:00. Deri ne orarin e hapjes mjetet duhet te perdorin rruget alternative.
(M.Q/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=OuWgbYxoE-0
https://www.youtube.com/watch?v=DVKZ2I4BIN8