14:22 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Teknologjia “Time-lapse” vetëm në Spitalin Amerikan, gjinekologu Peçi: Embrioni nuk del më nga inkubatori, gjithçka e monitoruar brenda një pajisjeje

17:25 | 03/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Teknologjia “Time-lapse” vetëm në Spitalin Amerikan, gjinekologu Peçi: Embrioni nuk del më nga inkubatori, gjithçka e monitoruar brenda një pajisjeje

Vetëm në Spitalin Amerikan, fekondimi in –vitro tashmë me teknologjinë “Time-lapse” që përzgjedh embrionin më të mirë me fotografim e video!

Mjeku obsetër gjinekolog Elton Peçi: Embrioni nuk del më nga inkubatori, gjithçka e monitoruar  brenda një pajisjeje. 

Më shumë se 6 milionë fëmijë në të gjithë botën kanë ardhur në jetë falë fekondimit in vitro apo fekondimit të asistuar. Tashmë kjo teknikë ka kapërcyer 40 vjet që nga koha kur ka nisur të aplikohet për herë të parë dhe u ka sjellë gëzim dhe  mundësinë e sjelljes në jetë të një fëmije, mijra çifteve.  Perfeksionimi i saj ka bërë që së fundmi një teknikë e re që quhet “Time-Lapse”, të aplikohet për përzgjedhjen e embrioneve. Po ku konsiston kjo teknikë që në Shqipëri mundësohet vetëm në Spitalin Amerikan dhe në të gjithë ballkanin e aplikojnë  vetëm 5 qendra.

Mjeku, obsetër gjinekolog  i këtij spitali Elton Peçi  dhe Embriologu, Besfort Ferhati sqarojnë  risitë  e kësaj teknologjie të re  që po aplikohet në fushën e fertilizimit in- vitro. “Time –lapse është një inkubator i cili ka të inkorporuar   edhe një sistem monitorizues që nga momenti i depozitimit të vezës e cila është e fekonduar me spermatozoid. Time-lipse fotografon në intervale me 10 minuta në kohëzgjatje nga njëri-tjetri, gjithë zhvillimin  embrional”, sqaron mjeku Elton Peçi ku sipas tij, ka një avantazh në krahasim me metodologjinë e vjetër, pasi më herët  për të monitoruar embrionet duhet të hapej inkubatori të transferoheshin tek miroskopi dhe të riktheheshin prap aty. “Me këtë metodologji eliminohet plotësisht kjo pjesë duke evituar të gjitha rreziqet dhe për më tepër informacioni që ne kemi në lidhje me embrionin është shumë më i plotë, duke e bërë më të lehtë për embriologun  përzgjedhjen se cili embrion është më i mirë”, shprehet mjeku embriolog.

Të dhënat nga Time-lapse nuk janë më fotografi, por është një filmim i plotë i embrionit i cili mundëson  që mjekët të shohin me detaje të gjithë parametrat morfologjikë dhe ndryshimin që ai pëson me kalimin e ditëve deri sa të transferohet në barkun e nënes.

“Një embrion më cilësor ka më tepër shanse për t’u inplantuar, më tepër shanse që fekondimi in vitro të rezultojë në një shtatëzani dhe më pak shanse që kjo shtatëzani të përfundojë në abort”, thotë Embriologu Besfort Ferhati. Ai shton gjithashtu se inkubatori, krahasimisht me inkubatorin e vjetër  ka një tjetër avantazh, pasi mund të shihen 6 paciente njëkohësisht. Spitali Amerikan është i vetmi spital në vendin tonë që kryen fekondimin invitro me këtë teknologji të re.

“Për herë të parë në Shqipëri kjo teknikë është përdorur 1 muaj më parë në Spitalin Amerikan, momentalisht në të gjithë ballkanin janë vetëm 5 klinika që e aplikojnë. Ka rreth 10 vjet që përdoret në botë, por kuptohet jo në të gjitha klinikat sepse jo të gjithë vendet e kanë mundësinë njësoj t’i përdorin”, thotë  mjeku obsetër gjinekolog Elton Peçi.

Embriologu i spitalit Amerikan thekson se  materialet gjenetike të femrës dhe të mashkullit që tentojnë një shtatëzini pasi bashkohen futen brenda aparaturës  dhe që nga momenti i vendosjes së vezëve të pllenuara , filmohet gjithcka që ndodh në çdo embrion.

”Time –lapase gjithashtu me anë të një disku ruan të dhënat dhe nga ana tjetër parackton me saktësi kohën e lindjes ndërsa filmimet prindërit kanë të drejtë t’i tërheqin dhe t’i ruajnë pas lindjes”, thotë embriologu i Spitalit Amerikan.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: elton peciin vitrospitali amerikan
Pas

Nis mosbindja civile, Partia Demokratike merr vendimin: Do të bllokohen…

Para

Mosbindja civile/ Luçiano Boçi tregon synimin e opozitës: Nuk do të shkatërrojmë shtetin, por…

Para
Mosbindja civile/ Luçiano Boçi tregon synimin e opozitës: Nuk do të shkatërrojmë shtetin, por…

Mosbindja civile/ Luçiano Boçi tregon synimin e opozitës: Nuk do të shkatërrojmë shtetin, por…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Shpërthim bombol gazi në Ishull Shëngjin, 64-vjeçarja dërgohet në spital

Tragjedi në plazhin e Zvërnecit, turist i huaj mbytet në det

Tragjedi në Elbasan, 33-vjeçari gjendet i pajetë dyshohet mbidozë heroine

Berisha: Përparësi absolute ka denoncimi i farsës elektorale! Kompletimi i këtij procesi është jetik për demokracinë shqiptare

Berisha: Farsa elektorale e zhveshi lakuriq Altin Troplinin! Ndaj dhe një nga rekomandimet e Këshillit të Europës është reformimi i Skapit të partisë

Skandali 36 mijë euro/ Berisha: Endri Fuga mori avionin në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën! Kjo aferë mbrohet nga Altin Troplini

Vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve që transportojnë emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për t’iu dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Mbushja e kutive të votimit/ Berisha: PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme dhe nuk do të njihen

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.