Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Atletico Madrid i Diego Simeones ka deklaruar se objektivi për sulmin është Rodrigo, aktualisht i Valencias. Kosto e kartonit të tij është 60 mln euro dhe colchoneros duhet të arkëtojnë sa më shumë…
Mes futbollistëve të sakrifikuar mund të jetë pikërisht Angel Correa, futbollist i kërkuar edhe nga Milani, me të cilin ka akord për pesë vitet e ardhshme me 2,5-3 mln euro. Sakaq, Atletico kërkon 55 mln euro, ndërsa kuqezinjtë ndalen në 45 mln euro bashkë me bonuset.