“A rrezikojmë që të përsëritet diktatura” ishte tema për të cilën foli gazetari Artur Çani në studion e lajmeve të Televizionit Fax News mbrëmjen e sotme.
Ai tha se sot jemi në të njëjtën situatë si në regjimin komunist pavarësisht se rezultatet e votimeve nuk dalin më me 99%-sha.
“Kemi një parlament që është kthyer në sallë konsensusi, aty nuk janë më të zgjedhuriit e popullit por të kryetarëve të partive, dhe tani së fundmi janë vetëm të një kryetari partie. Jemi kthyer në një lloj totalitarizmi ku parlamenti dhe përfaqësuesit e tij janë kthyer në të nënshtruar ndaj kryetarit. Janë zgjedhur me demek me votime, se votimet janë bërë por me lista, nuk ka më përfaqësues të popullit. E gjithë kjo maskaradë është bërë në emër të popullit, ky është uzurpimi i pushtetit legjislativ. Por ka edhe pushtetin ekzekutiv të cilin e ka marrë vetë kryeministri përmes mashtrimit totalitar. Rama fitoi një fushatë pa premtime por duke u marrë me tepsi, me tenxhere. Pse nuk doli një njeri t’i thoshte pse nuk i ke mbajtur premtimet. Por nuk i mjafton me kaq, pasi ka marr legjislativin, ka ekzekutivin dhe po merr edhe gjyqësorin ku diku ka kërcënuar, diku ka mashtruar, diku ka shantazhuar përmes vettingut”.
Çani foli edhe për një ligj të cilin presidenti nuk ka pranuar ta dekretojë dhe që ka të bëjë me një vendim në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit që ka ndërmarr kryeministri.
“Rama për të realizuar dëshirat klienteliste për hir të disa oligarkëve pranë tij, ka krijuar një oligarki për të cilën nuk kam prova por e vë dorën në zjarr duke e vendosur veten falë mbështetjes së tyre mbi ligjin, mbi rregulloren. Rama ka bërë një vendim qeverie që në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit, i jep të drejtë vetes për të mos e respektuar këtë rregullore. Njerëzit janë ankuar edhe në gjykatën e Apelit Administrativ, ku kjo e fundit e anulloi, por Rama nuk hoqi dorë, dhe këtu është tipike gjest i një diktatori, mori këta që mendojnë se ato që thotë Rama është ligj, mblodhi mbledhjen e qeverisë dhe e ktheu në ligj. Presidenti nuk e dekretoi. Por ai do ta dërgojë sërish në Kuvend dhe do ta kalojë, sepse ajo është një stallë bagëtish pa moral. Një njeri vendos se çfarë do të ndodhë në këtë vend. Por kjo nuk është demokraci, nga kjo paligjshmëri ku një njeri bën çfarë don vetë, lind një sistem diktatorial, kështu bënte edhe Enveri që dinte gjithçka dhe po nuk të dilte ashtu rrezikoje edhe burg”.
Gazetari komentoi edhe largimet e dy gazetarëve nga një television privat në vend, Adi Krasta dhe Ylli Rakipi për të cilët tha se ka ndikuar drejtpërrsëdrejti kryeministri Rama për të cilin tha se I ka kapur të gjitha pushtetet.
“Parimet kushtetuese në këtë vend po shkilen nga të gjitha palët dhe të gjitha anët, vetëm këtij që i është dhënë e drejta e paligjshmërisë. Një nga pushtetet që nuk duhet të ishte i varur është edhe ai i medias. Por po njësoj është kështu. Në Korrik unë thashë se do mbylleshin disa programe në një television në Shqipëri. Nuk po e përmend emrin e këtij televizioni jo se kam ndonjë gjë të veçantrë, nuk po e përmend as se kam ndonjë armiqësi apo miqësi me pronarët e tij. Nuk po e përmend sepse nuk është se ai është tipiku, janë të gjithë kështu si ai. Unë thashë se do të mbylleshin këto dy emisonet dhe do të shkonte një drejtues i një emisioni tjetër. Pronari më mori në telefon më tha se nuk është e vërtetë, nga i merr vesh këto gjëra? Unë i thashë se ‘nuk ka rëndësi nga i marr vesh, është pjesë e punës time s’ta them dot. Kurse në qoftë se nuk kam të drejtë, unë do të dal të kërkoj ndjesë publike në Shtator’. Por ama ashtu ndodhi, dmth Rama komandoi çfarë emisionesh duhet të bylleshin dhe çfarë emisionesh duhet të hapeshin, dhe më të mëdhenjtë televiziv. Por kjo nuk ndodh vetëm në një televizion, kjo ndodh me të gjithë. Po ta shohim, kjo është një skemë e ralizuar avash-avash jo se e them unë. Merrni shihni reklamat që nxjerr dhe do shihni që nuk shahet dot qeveria. Nuk shan dot njeri psh ‘Vodafonin’ sepse marrin gjëra nga ‘Vodafoni’, nuk bën gabime? Natyrisht që po por marrin reklama prej tyre.
Njëherë, një drejtues i një televizioni të madh ka treguar rastësisht një ngjarje. Ka thënë më ka kapur një biznesmen dhe më ka thënë çfarë duhet ti japim televizionit tuaj që të më rregullojë marrëdhënien me Ramën? Si kishte marrëdhëniet e mira me të. I kishte thënë se i dukej absurd të ndërhynte në këtë çështje, por ai ishte përgjigjur se këtë mund ta bënte një televizion tjetër. Në këtë kontroll të mediave, është një program i caktuar, këta që hiqen si qeveria më transparrente. Unë kam disa letra që i kam dorëzuar si “Ajsberg” qeverisë dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. I kam kërkuar librin e dhuratave, për dhuratat që merr kryeministri. I kam kërkuar një mbledhje të Këshilllt të Ministrave, një kopje, nuk ma dhanë. Kështu po bëjnë edhe me pushtetet vendore. Kështu duke filluar me të gjitha pushtetet përfshirë edhe mediat janë në dorë të Edi Ramës”, tha Çani në Fax News.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/748846665540822/
(F.GJ/FAXWEB.AL)