Një telefonatë për të shtëna me armë zjarri ka alarmuar blutë e kryeqytetit. Ata kanë rrethuar zonën Teodor Keko në Astir dhe po bëjnë krehjen e zonës për te zbuluar lëvizje apo persona të dyshimtë. Referuar burimeve zyrtare të Fax News, nuk raportohet për persona të lënduar. Po punohet për të zbuluar cfarë ka ndodhur. Kontrollet janë shtrirë në çdo lagje të zonës ku u raportua për të shtëna.
(B.V/Faxweb.al)