00:22 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Telefonata që goditi Trump-in, Pompeo: Kam qenë prezent gjatë bisedës me Zelensky

15:23 | 02/10/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Telefonata që goditi Trump-in, Pompeo: Kam qenë prezent gjatë bisedës me Zelensky

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka konfirmuar të mërkurën se e ka dëgjuar drejtpërdrejt bisedën mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se biseda ka qenë e përqendruar rreth prioriteteve politike të Shteteve të Bashkuara.

Pas një raportimi anonim të javës së kaluar, demokratët po e hetojnë kërkesën e presidentit Trump ndaj homologut të tij ukrainas për ta hetuar rivalin e vet politik, Joe Biden. Kjo kërkesë ishte bërë gjatë bisedës telefonike të datës 25 korrik.

“Unë kam qenë pjesë e telefonatës. E di saktësisht se cila është politika amerikane ndaj Ukrainës, kjo ka qenë shumë e qëndrueshme. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të sjellim rezultate nga kjo qasje”, tha ai gjatë konferencës për gazetarë gjatë një vizite në Itali.

Të martën, kryediplomati amerikan u ankua ndaj nismës së Dhomës së Përfaqësuesve për të mbledhur deklarata nga pesë zyrtarë të Departamentit të Shtetit si pjesë e hetimeve kundër presidentit Trump. Ai i akuzoi anëtarët e partisë rivale se po përpiqen t’i frikësojnë zyrtarët shtetërorë.

Ai tha: “Jemi ankuar ndaj kërkesave që i shkelin rëndë parimet themelore të ndarjes së pushtetit”.

Përpos Italisë, Pomepo do t’i vizitojë edhe Malin e Zi, Maqedoninë Veriore dhe Greqinë, por vizita e tij në këto vende ka mbetur nën hijen e skandalit të Shtëpisë së Bardhë, shkruan “Reuters”

Etiketa: donald trumpMike PompeoVolodymyr Zelensky
Pas

Tentuan të vidhnin marketin në Fier, në pranga 3 femra nga Tirana

Para

Gruaja ngjitet në pasarelën e modës, Gigi Hadid e shtyn që të largohet nga sfilata (Video)

Para
Gruaja ngjitet në pasarelën e modës, Gigi Hadid e shtyn që të largohet nga sfilata (Video)

Gruaja ngjitet në pasarelën e modës, Gigi Hadid e shtyn që të largohet nga sfilata (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.