Shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo dyshohet se është kërcënuar përmes telefonit, nga një 32-vjeçare nga Berati, e cila e merrte vazhdimisht në celularin e saj që prej datës 28 Janar.
Nuk dihet nëse e reja nga Berati ka pasur ndonjë të afërmin e saj të shtruar në spitalin Infektiv, ku mund ti kenë lindur edhe pretendime për shkak të shërbimit që mund ti jetë bërë.
Çështja është u trajtua fillimisht nga komisariati numër 4 në Tiranë, ku edhe Çomo bëri denoncimin e saj. Tashmë çështja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, dhe pritet që kjo e fundit të kryejë të gjitha hetimet e nevojshme, me qëllim identifikimin e të resë që ka telefonuar dhe kërcënuar shefen e Infektivit.
Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në një vit.
(E.K/Faxweb.al)