10:19 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

‘Telenovela’/ Zyrtarë amerikanë në Korenë e Veriut, përgatitje për takimin Trump-Kim

08:26 | 28/05/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Telenovela’/ Zyrtarë amerikanë në Korenë e Veriut, përgatitje për takimin Trump-Kim

Gazeta Washington Post njofton një grup zyrtarësh amerikanë u futën në Korenë e Veriut të dielën për bisedime lidhur me takimin që duan të zhvillojnë Presidenti Trump dhe udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un.

Gazeta citon një person të afërt me shkëmbimet, sipas të cilit ish-ambasadori amerikan në Korenë e Jugut ishte thirrur të vinte nga posti aktual, si ambasador në Filipine, për të drejtuar përgatitjet.

Presidenti Donald Trump tha të shtunën në mbrëmje se vazhdojnë përgatitjet për takimin e 12 qershorit në Singapor dhe se po sqarohen hollësitë.

“Bisedimet po shkojnë shumë, shumë mirë,” tha zoti Trump.

Në Korenë e Veriut, media shtetërore njofftoi të shtunën se është “vullneti i palëkundur” i udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un që të zhvillohet takimi me Presidentin Trump.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, tha se i kërkoi kreut të Koresë së Veriut, Kim Jong Un të kontaktonte Uashingtonin direkt për të shpëtuar samitin bërthamor të 12 qershorit me Shtetet e Bashkuara, gjatë takimit ndër-korean që dy udhëheqësit mbajtën të shtunën.

Koreja e Veriut e kërkoi takimin mes Kim dhe Moon, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump anuloi samitin e Singaporit të enjten.

Moon bisedoi me gazetarët pas takimit me zotin Kim në anën veriore të kufirit mes dy Koreve, në të njëjtin fshat ku u takuan për samitin e prillit.

“Ne kemi rënë dakord që takimi i 12 qershorit duhet të mbahet me sukses dhe se udha jonë drejt çmilitarizimit bërthamor të gadishullit Korean dhe drejt një sistemi të përhershëm paqësor nuk duhet të ndalet. Kemi rënë dakord të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për këtë”.

Të shtunën President Trump u shpreh se mbetet e hapur mundësia për të mbajtur samitin e anuluar të Singaporit. Ai u tha gazetarëve pas takimit me amerikanin Joshua Holt, i cili u kthye në Shtetet e Bashkuara pasi u mbajt për dy vjet i burgosur në Venezuelë, se bisedimet e nivelit të lartë me Phenianin “po shkojnë shumë, shumë mirë”.

“Dhe mendoj se ka shumë vullnet të mirë; mendoj se njerëzit duan të shohin nëse mund të mbahet takimi dhe nëse mund të bëjmë diçka. Nëse e bëjmë këtë dhe nëse do të jemi të suksesshëm në çmilitarizimin bërthamor të gadishullit Korean, do të ishte një arritje e madhe për Korenë e Veriut, e mrekullueshme për Korenë e Jugut, do të ishte mirë për Japoninë dhe për botën, për Shtetet e Bashkuara, dhe për Kinën”.

Presidenti Trump ka thënë se udhëheqësit koreanoverior nuk do t’i cënohe as pushteti, as pasuria, pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera do të ofrojnë ndihmë të konsiderueshme ekonomike dhe investime./VOA

Pas

Aksident me vdekje në Elbasan, mjeti del nga rruga dhe digjet. Humb jetën shoferi

Para

Foto/ Aksidenti me vdekje në Elbasan, mjeti përplaset me makinën e Policisë. Vdes shoferi

Para
Foto/ Aksidenti me vdekje në Elbasan, mjeti përplaset me makinën e Policisë. Vdes shoferi

Foto/ Aksidenti me vdekje në Elbasan, mjeti përplaset me makinën e Policisë. Vdes shoferi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje

PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor refuzon kërkesën

Pas 12 ditësh tensioni me Izraelin, ministri iranian i Mbrojtjes viziton Kinën

Gjetjet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në vend, Celibashi: Pavarësisht progresit, sfidat mbeten të mëdha

“11 Maji” / Kryetari i SPAK: Po hetohen 43 raste për krime zgjedhore

Procesi “Metamorfoza” /Prokuroria jep pretencën për 7 të pandehurit, kërkon deri në 15 vite burg

Ngacmim seksual ndaj të miturës, pranga 64-vjeçarit në Berat

Liderët e BE-së diskutojnë sanksionet ndaj Rusisë, tarifat amerikane dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme

Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

Arrestohet shoferi që aksidentoi 3 të miturit me monopatinë në bulevard

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.