Koordinatori për programin ekonomik në PD Dorjan Teliti, rithekson angazhimin programor të PD-së për anullimin e taksimit progresiv 23% dhe rikthimin brenda 100 ditëve të para të taksimit të sheshtë 10%.
Më poshtë statusi i Telitit:
📢 MË 11 MAJ, I JAPIM FUND GRABITJES ME TAKSËN PROGRESIVE 23%! 🗳️🚫🔵
Pak më shumë se tre muaj na ndajnë nga dita e rëndësishme e zgjedhjeve, një mundësi historike për të ndalur regresin ekonomik të 12 viteve të fundit.
📉 Taksa progresive 23% ka dëmtuar rëndë shtresën e mesme, profesionistët, pedagogët, mjekët, sipërmarrësit, etj, duke i detyruar shumë prej tyre madje edhe të largohen nga vendi. Ky model taksimi ka mbytur iniciativën, ka frenuar zhvillimin dhe ka zhytur ekonominë në një krizë të vazhdueshme.
🔄 Koha për ndryshim ka ardhur! Më 11 maj, le t’u japim fund politikave që penalizojnë ata që punojnë dhe kontribuojnë për këtë vend.
✅ Me Berishën Kryeministër dhe PD në qeverisje, taksa e sheshtë 10% do të hyjë në fuqi brenda 100 ditëve të para, duke sjellë një klimë të re për shtresën e mesme, profesionistët, biznesin, rritjen e pagave dhe më shumë mundësi për të gjithë.
🇦🇱 Një ekonomi e lirë, e fortë dhe me më shumë mundësi për të gjithë – kjo është rruga përpara! Bashkë e kthejmë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit.
#VotoNdryshimin #11Maj #TaksaESheshte10% #EkonomiaEPara