Numri i viktimave të shkaktuara nga bora dhe ngricat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shkuar në 48.
Këtë e ka bërë të ditur transmetuesi Cbs News, duke shtuar se numri i viktimave pritet të rritet edhe më tej. Sipas parashikimeve, vala e motit të keq (me temperatura deri në minus 48 gradë) do të vazhdojë në pjesën më të madhe të javës.
Ndërprerja e elektricitetit është bërë një problem në mbarë vendin. Në të paktën 13 shtete, kompanitë energjitike u kanë kërkuar klientëve të kursejnë energjinë.
“Përpjekjet e konsumatorëve për të kursyer energjinë gjatë 24 orëve të ardhshme do të na ndihmojnë të shmangim ndërprerjet në furnizim”, u shpreh një zyrtar i kompanisë energjitike “PJM”.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, paralajmërimet për motin e keq dhe udhëzimet për masat që duhen marrë mbulojnë tashmë pjesën më të madhe të vendit.Madje as Florida, që zakonisht është zonë e ngrohtë, nuk arriti t’i shpëtonte të ftohtit dhe shatërvanët u gjendën të ngrirë në qytetin PensacolaStuhia masive ndërpreu edhe udhëtimet ajrore.
Mbi 20% të fluturimeve u anulluan të premten dhe një pjesë e madhe e udhëtarëve nuk arritën në destinacionin e tyre për këtë sezon festash.