Shumë ditë vuajtjesh nga vala e të nxehtit fillojnë të martën, me temperaturat që pritet të “ngjiten” në disa zona madje 43 gradë Celsius.
Shqipëria nuk do të jetë e vetmja që do të preket nga kjo valë e të nxehtit. Konstantinos Synolakis Kryetarin e Komitetit Kombëtar të Posaçëm për Ndryshimin e Klimës po ashtu ka paralajmëruar mbërritjen e të nxehtit të mesin e javës duke e përshkruar situatën si shqetësuese.
Duke folur për SKAI, ai theksoi posaçërisht se fenomene si këto, ” me 10 ditë nxehtësi të vazhdueshme, për të cilat kishte një parashikim se ato do të ndodhin në 2040, ne papritmas i shohim ato të ndodhin tashmë nga 2021 “.
Siç shpjegoi ai, ka shumë modele klimatike me parashikimet e tyre që janë edhe më ogurzeza pasi ”nëse nuk bëjmë absolutisht asgjë, duket se kur ndryshon shekulli 21, do të kemi edhe më shumë ditë të ngjarjeve ekstreme të motit“.
(E.H/Faxweb.al)