Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të ftohtë. Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin herë pas here shpeshtim të vranësirave duke sjellë reshje të pakta shiu e dëborë, më të theksuar në zonat Jugore dhe juglindore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -7°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 9°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht lindor duke krijuar në brigjet detare valëzim 3 ballë.