18:03 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Temperaturat e larta, Emergjencat Civile: 12 vatra zjarri në gjithë vendin

11:07 | 11/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarr i madh në një pyll në Bulqizë në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

Vetëm në 24 orët e fundit  në të gjithë vendin janë shënuar 12 vatra zjarri ne Gjirokastër, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Tiranë, Korçë, Fier dhe Dibër ku një vatër zjarri është ende aktive dhe po punohet për shuarjen e saj.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 115 zjarrfikës me 13 automjete, 50 forca ushtarake, 79 vullnetarë si dhe helikopterë.

QARKU DIBËR
• Në vendin e quajtur “Mali i Derrave”, Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu të larta në një terren malor. Aktualisht në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë që po punojnë për të vendosur nën kontroll zjarrin.

Për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe në helikopter i cili po vijon fluturimet.

  • Në fshatin Patin, Klos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha të larta. Shërbimi zjarrfikës dhe forcat vullnetare kanë punuar me mjete rrethanore për të shuar zjarrin pasi terreni malor bën të pamundur ndërhyrjen me mjete.
    Si pasojë e zjarrit u përshkruan nga flakët një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre dhe pisha të larta. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

QARKU GJIROKASTËR
• Zjarri në kurorën e gjelbër të qytetit të Tepelenës i cili u riaktivizua gjatë ditës së djeshme është shuar. Për shuarjen e flakëve veç forcave zjarrfikëse janë angazhuar edhe forca të ushtrisë si dhe një helikopter.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 12 ha me shkurre, 120 ullinj, 100 koshere bletë dhe u shpëtua kurora e qytetit të Tepelenës. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

QARKU SHKODËR
• Në fshatin Rronza, Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ferra, shkurre dhe lis. Zjarrfikëset e forcat vullnetare kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Për shkak të përmasave të mëdha është ndërhyrë edhe me forca të ushtrisë.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha shkurre, ferra.

  • Në lagjen Traçin-Tepe, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra e cila rrezikonte disa banesa. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është shuar. Si pasojë u përshkruan nga flakët një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe ferra.
  • Në lagjen Bardhas, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra e cila rrezikonte disa banesa. Si pasojë e zjarrit u përshkruan nga flakët një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU ELBASAN
• Në fshatin Vashaj, Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha shkurre dhe ferra.

QARKU KORÇË
• Në afërsi të doganës Qafë Thanë, Pogradec, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë menjëherë pasi nga flakët rrezikohej edhe një zonë e banuar.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe ferra. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

QARKU FIER
• Në fshatin Gjazë, Lushnje, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Flakët kanë rrezikuar të përhapen edhe në zonën e banuar. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është vendosur nën kontroll dhe është shuar.
Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 dynym me shkurre dhe ferra.

QARKU VLORË
• Në fshatin Rradhimë, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha me shkurre dhe kullotë.

  • Në fshatin Rusan, Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 dynym me shkurre, ferra dhe ullinj

QARKU TIRANË
• Në Unazën e Re, Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre.

 

Etiketa: vendizjarr
Pas

Manjani: Ekonomia po largon shqiptarët, s’ka asnjë shans të investojnë të huajt

Para

“A të ka penalizuar fakti se je dhëndërr i “Rilindjes” për të qenë në lista?”, SI përgjigjet Belind Këlliçi

Para
“A të ka penalizuar fakti se je dhëndërr i “Rilindjes” për të qenë në lista?”, SI përgjigjet Belind Këlliçi

"A të ka penalizuar fakti se je dhëndërr i "Rilindjes" për të qenë në lista?", SI përgjigjet Belind Këlliçi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasadori i Iranit, deputetëve britanikë: S’kemi ndërmend të krijojmë bombën bërthamore

Sezoni turistik në Vlorë, mungojnë hapësirat publike, 150 biznese pajisen me leje

Efektivët 12 orë në punë në zonat bregdetare, kufizohet lëvizja e mjeteve të rënda

Nuk ka qetësi në Lindjen e Mesme! Ushtria iraniane godet qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv

Iran: 35 gra dhe 10 fëmijë midis viktimave që nga nisja e sulmeve, 1 800 të plagosur

“Thellësisht i shqetësuar”- Presidenti kinez komenton për herë të parë konfliktin Izrael-Iran

Sulmet Izrael-Iran, Trump mbledh Kabinetin e Sigurisë

Avokati Gylsen Zhllima: Arrestimi i Veliajt me hije dyshimi, arresti i tij i shërben Partisë Socialiste dhe Edi Ramës

Itali/ Shqiptari ‘inteligjent’, e fshihte kokainën në të çarat e mureve, para se t’ua shiste përdoruesve! Karabinierët e fusin në kurth

Përfundon verifikimi i 94 kutive në Peqin dhe Gramsh, procesverbalet i vihen në dispozicion PD për analizën e gjetjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.