Për shkak të temperaturave të ulëta të motit, mësimi në shkollën e mesme “Ndrec Ndue Gjoka” në Fan të Mirditës është pezullua që nga e hëna, datë 18 janar si pasojë e mungesës së ngrohjeve në ambiente e gjimnazit. Lidhur me këtë drejtori i shkollës së mesme në Mirditë, Frrok Vokrri një intervistë për “FaxNews” ka folur për ndërprerjen e mësimit në auditor. Vokrri theksoi se tubat të cilat furnizojnë shkollën me ujë duke filluar nga kaldajat deri tek banjat kanë ngrirë për shkak të ngricave nga temperaturat e ulëta ditët e fundit.
Ai shtoi se këto tuba që bëjnë furnizimin me ujë drejt shkollës janë rreth 300 metra larg, ndërsa shton se problemin në shkollën e Mirditës ua ka përcjellë edhe Ministrisë së Arsimit dhe pushtetit vendor.
“Kushtet janë kryesisht të mira por një problem është furnizimi me ujë të pasi tubi ndodhet në sipërfaqe është në largësi rreth 300 metra dhe nga temperaturat shumë të ulëta ditët e fundit tubi ka ngrirë dhe krijoji një situatë të vështirë dhe për furnizimin e kaldajave dhe për furnizimin e banjave.
Në këto kushte në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit u detyruam që për disa ditë të vijojmë mësimin online në mënyrë që nxënësit të mos ngelen pa mësim. Të gjitha kërkesat i kemi dërguar të dokumentuara në bashki”- u shpreh Vokrri.