Në qarkun e Korçës bora dhe ngricat kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve, raporton “Fax News”.
Akset nacionale që lidhin Korçën me qytetet e tjera janë të hapura por në disa segmente këshillohet përdorimi i zinxhirëve.
Vështirësi në qarkullim për shkak të ngricave ka në aksin Korçë-Kapshticë, Korçë-Liqenas-Dogana e Gorricës. Po kështu ka vështirësi në qakullim edhe në akset turistike Korçë-Dardhë.
Në Qafën e Qarrit trashësia e borës është 7 cm. Në akset e tjera nacionale deri në 5 cm. Në Dardhë ,20 cm dhe në Voskopojë 10 cm borë. (J.V/Faxweb)