Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka apeluar së fundmi për marrjen e masave në ndihmë të të pastrtehëve dhe njerëzve në nevojë, në kushtet kur pritet përkeqësim i kushteve të motit për shkak të rënies së theksuar të temperaturave.
Në apelin drejtuar drejtuesve vendorë dhe Shoqërisë Civile, Avokati i Popullit fillimisht vlerëson pozitivisht qëndrimin e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila paralajmëron për temperature ekstreme.
Më tej, ai kërkon përgatitjen e vendstrehimeve për shkak të situatës emergjente. “Të përgatiten vendstrehime për të pastrehët, drejtuesit të përgatisin vendstrehime për grupet në nevojë dhe emergjente. I bëj thirrje drejtuesve vendorë që të marrin masa urgjente për të pastrehët dhe njerëzit në nevojë. Vendstehimet duhet të ngrihen për të parandaluar situatat që mund të rrezikojnë jetën.”, është shprehur ndër të tjera Totozani. (XH.A/SHUPLAKA)