Një qytet në Iranin Jugperëndimor ka shënuar temperaturën më të lartë të vendit dhe mund të ketë arritur rekordin botëror për temperaturën ekstreme.
Sipas përfaqësuesit të agjencisë meteorologjike franceze MeteoFrance, temperatura në qytetin iranian Ahvaz arriti dje në 53.7 ° C.
Ky është një rekord i ri temperaturash mbi Azinë kontinentale, raporton ‘The Indipendent’.
Autoritetet iraniane u kanë bërë thirrje njerëzve të shmangin daljet në orët e pikut.
Sipas MeteoFrance ky shtet i Lindjes së Mesme ka regjistruar temperaturën më të nxehtë të matur ndonjëherë në Tokë në kohët moderne.
(M.D/Shuplaka)