Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim u vu në pranga nga policia në zonën e Alliasit në Tiranë.
E.C., banues në Tiranë, ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë me “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Ai u arrestua nga efektivët e policisë në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2” që po vijon në qytetet kryesore të vendit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/ Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”.
Vihet në pranga një 22-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 72 numri i shtetasve të ndaluar.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2”, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.