23:00 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Jepet me koncesion kuzhina e spitalit”, denoncimi: Tender 820 milionë lekë për 4 vite

08:29 | 01/05/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jepet me koncesion kuzhina e spitalit”, denoncimi: Tender 820 milionë lekë për 4 vite

Në Spitalin Rajonal të Vlorës, Konçesioni vjen më shpejt se Virusi- thotë dega e Partisë Demokratike në këtë qytet duke denoncuar se Për 4 vitet e ardhshme, një firmë nga Tirana, do përfitojë 820 milion lekë të vjetra (pa tvsh) për të gatuar dhe shpërndarë Ushqimin në Spitalin e Vlorës!

Në reagimin për mediat, PD shprehet se Drejtoria e Spitalit, ka ushtruar presion mbi Personelin e Kuzhinës së spitalit, duke i detyruar që të firmosin “me vullnetin e tyre” dorëheqjen nga puna.

“Si ka mundësi, që si të gjitha tenderat e Shëndetësisë, fitues është ai me çmimin më të lartë? Cilat janë kriteret e kësaj mënyre përzgjedhjeje? Përse në Vlorë, për Pushtetin, fitojnë gjithmon firma JoVlonjate (edhe pse firmat Vlonjate bëjnë oferta më të ulëta)!?”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Në Spitalin Rajonal të Vlorës, Konçesioni vjen më shpejt se Virusi! Nga njëra anë, Drejtoresha e spitalit njofton çdo ditë se Vlora nuk ka asnjë të infektuar, por nga ana tjetër nuk thotë asnjë fjalë për dhënien me Konçesion të kuzhinës së spitalit! Nga konçesioni nuk shpëton as Shërbimi i gatimit dhe Shpërndarja e ushqimit në Spitalin e Vlorës!

Për 4 vitet e ardhshme, një firmë nga Tirana (si gjithmon fituesi), do përfitojë 820 milion lekë të vjetra (pa tvsh) për të gatuar dhe shpërndarë Ushqimin në Spitalin e Vlorës! Dr. e Spitalit është vendosur menjëherë në shërbim të Konçesionarit. Me arrogancën që e karakterizon, të cilën tashmë ia njohin të gjithë, ka ushtruar presion mbi Personelin e Kuzhinës së spitalit, duke i detyruar që të firmosin “me vullnetin e tyre” dorëheqjen nga puna.

Si ka mundësi, që si të gjitha tenderat e Shëndetësisë, fitues është ai me çmimin më të lartë? Cilat janë kriteret e kësaj mënyre përzgjedhjeje?

Përse në Vlorë, për Pushtetin, fitojnë gjithmon firma JoVlonjate (edhe pse firmat Vlonjate bëjnë oferta më të ulëta)!?

Përse të pushohet nga puna personeli me përvojë mbi 30 vjet i kuzhinës?

Si mund të hidhen në mes të katër rrugëve, sidomos në këto kohë të vështira që po jetojmë?

Edhe si përfundim: Sa është numri i të shtruarëve në spitalin e Vlorës, të cilët do të ushqehen me 20 milion lekë të vjetra në muaj???

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Trump plas ‘bòmbën’: Kam parë prova se Covid-19 doli nga laboratori në Wuhan, inteligjenca amerikane është angazhuar fuqishëm

Para

Zbulohet laboratori i drògës në Fier, arrèstohen 2 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

Para
“Do të shkatërrojmë familjen në Shqipëri”, si u detyrua 26-vjeçari të rriste kanabis në laborator (Emri)

Zbulohet laboratori i drògës në Fier, arrèstohen 2 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.