01:57 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Tenderat/ Kompania e akuzuar nga PS-ja, vazhdon të marrë “pjesën e luanit” në shëndetësi

13:49 | 07/11/2016
në Kryesore, Te Fundit
0

“Tenderat në shëndetësi i merr kushëriri i Petrit Vasilit”. Kështu akuzonte PS-ja në vitet 2010-2012, kur ishte në opozitë. Dhe bëhet fjalë për kompaninë farmaceutike “Megafarma” që rezultonte në atë kohë të merrte pjesën më të madhe të tenderave në sektorin e shëndetësisë.

Sot, qeveritë kanë ndryshuar, por monolopet jo. “Megapharma” edhe sot merr pjesën më të madhe të parave nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Ilir Beqaj.

Sëfundmi janë publikuar shifrat e tenderimeve të kryera nga ky dikaster dhe spitalet më të mëdha në vend, ku rezultoi se në “top-list” është Megpharma. (tabela)

14889793_10210513443053505_2669675103261159776_o

Të dhënat e publikuara nga “Open Procurement” i përkasin 9-mujorit të parë të vitit 2016. Kështu, për 9 muaj, në sektorin e shëndetësisë janë kryer 4 119 tendera, me një fond që në total shkon 6.72 miliardë lekë.

Vihet re se janë 10 kompani kryesore, që marrin pothuajse të gjithë tenderat, ose në gjuhën e shifrave marrin 46.9% të totalit, të vlerës së kontratave.

Në krye të tyre është “Megapharma” me administrator Rasim Hamzaraj, që ka fituar 352 tendera me vlerë 452 milionë lekë (të reja).

E dyta në listë është Rejsi Farma me 355 milionë lekë (të reja), e ndjekur nga Devis shpk në vend të tretë me 313 milionë lekë (të reja).

Më pas lista vazhdon me Montal shpk me 305 milionë lekë, Food Catering- Helios 298 mln lekë, Pegasus shpk 294 mln lekë, Biometric Albania, 278 milionë lekë, Montal shpk, 271 mln, Gjikuria shpk, 222 mln dhe GTS shpk me 187 milionë lekë.

***

Ja çfarë deklaronte PS kur ishte në opozitë (v. 2010)

megapfarma PS

Gjatë interpelancës me Ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili, deputeti i PS, Eltar Deda, ka akuzuar Vasilin se fituesit e tenderave në spitale bëhen sipas preferencave të tij klientaliste. Deputeti Deda, përmendi kompaninë Megafarma, e cila sipas tij është fituesja e tenderave në spitale. Më tej Deda theksoi se kjo kompani fsheh “korrupsionin e 2 ministrave”. Pronari “Megafarmës” është një zotëri i cili quhet Rasim Hamzaraj dhe Rasim Hamzaraj është ai njeri i cili ka blerë pasurinë e ministrit tjetër të kësaj qeverie z. Dritan Prifti dhe me një pasuri prej 1.8 mln euro”, tha Deda.

/Opinion.al

Pas

Video Trepça-Sigal Prishtina / Momenti emocionues kur u këndua himni kombëtar në Mitrovicë

Para

Video Ekskluzive/ Kapiteni i anijes “ORIKU”: “Skafi, ja si e gjetëm të dehidratuar italianin në mes të detit me dallgë 5 m të larta”

Para

Video Ekskluzive/ Kapiteni i anijes "ORIKU": "Skafi, ja si e gjetëm të dehidratuar italianin në mes të detit me dallgë 5 m të larta"

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.