07:47 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Tenderat korruptivë në Bashkinë e Tropojës’, Bardhi: SPAK të veprojë, qeveria të shkarkojë Rexh Biberajn

12:53 | 15/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Elda Hoti në SPAK sepse Spiropali ndjeu një aromë të keqe”, Bardhi: Prokurorët po bëhen qesharakë, nën hetim duhet të ishte policia

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kritikoi punën e Komisionerit  të Prokurimit Publik, duke theksuar se ka lejuar krijimin e skemave “5D” si në Bashkinë e Tiranës edhe në bashkitë e tjera të vendit. Bardhi gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve u ndal tek Bashkia e Tropojës, duke theksuar se Rexh Biberaj, i ka dhënë rreth 5 milionë euro tendera kushëririt të tij. Ai i kërkoj SPAK të veprojë.

Duke përmendur konkretisht disa procedura prokurimi, Bardhi theksoi se: “Kryetari i Bashkisë Tropojë i jep tenderat djalit të xhaxhait. Janë dy kompani në emër të kusheririt të tij dhe vetëm në 3 vite i ka dhënë më shumë se 4.7 milionë euro.  Kontrata për ndertimin e tregut të bagëtive,  dhe sot nuk ekziston ai treg. Po ashtu ka perfituar edhe 3 procedura të tjera tërësisht korruptive dhe në konflikt interesi. Tre janë ankimuar tek ju dhe ju keni shpallur fitues djalin e xhaxhait te tij edhe pse kishte ofertën më të lartë. Ka edhe kontratë tjetër për ndërtimin e rrugëve. Gjashtë konkurentë në garë, pesë të sukalifikuar në kundërshtim me ligjin dhe fitues shpallet serish djali i xhaxhait”.

Bardhi denoncoi mosveprimin e Këshillit të Ministrave për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë Tropojë, që është nën akuzë nga SPAK për 3 vepra penale   “Shpërdorimit të detyrës”, “Prerjes së paligjshme të pyjeve” dhe “Shkatërrimit të pronës” duke shkaktuar një dëm të madh financiar prej 2.8 milion euro. “Ligji për vetqeverisjen vendore detyron Këshillin e Ministrave të shkarkojë nga detyra Rexh Biberajn, sipas nenit 62/1/a të ligjit. Mosveprimi në këtë rast është shkelje flagrante e ligjit”, u shpreh Bardhi.

Nisur nga fakti që këto tendera korruptiv janë kallëzuar prej kohësh në SPAK, Bardhi i bëri thirrje prokurorisë së posaçme që të veprojë pa vonesa. “SPAK duhet të mbrojë interesin publik dhe të veprojë për këto tendera korruptiv dhe në kushtet e konfliktit të interesit, që kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar për shtetin”, theksoi Bardhi.

Etiketa: Gazment BardhiRexh BiberajnSPAK
Pas

Ushtronin prostitucion nëpër apartamente, shpërbehet rrjeti i eskortave në kryeqytet

Para

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

Para
I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.