15:48 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

TENDERI 450 MIJË DOLLARË. Si i djeg konkurentët biznesmeni i preferuar i Edi Ramës

08:51 | 23/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
TENDERI 450 MIJË DOLLARË. Si i djeg konkurentët biznesmeni i preferuar i Edi Ramës

Një tender i realizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, ka skualifikuar në mënyrë të dyshimtë disa kompani konkuruese, për të nxjerrë më pas fituese kompaninë ‘Atelier 4’, e njohur për lidhjet e hershme me kryeministrin Rama.

Më datën 18 Gusht, ministria e drejtuar nga zonja Eglantina Gjermeni shpalli fituese kompaninë ‘Atelier 4’ për hartimin e planeve urbane për Bashkitë Kolonjë, Këlcyrë dhe Përmet (Loti i 3-të).

Sipas shpalljes së ministrisë, kompania ‘Atelier 4’ do e kryejë këtë shërbim me një çmim prej 46 milionë e 800 mijë lekësh. Afro 450 mijë dollarë.

Ministria sqaron në njoftimin se fillimisht në garë u paraqitën 10 kompani, ndërsa faza e dytë e përzgjedhjes la në garë tre kompani kryesore ‘Atelier 4’, ‘GAIA’ dhe ‘UTS-01’.

Hashtag.al zbulon se pikërisht në fazën e dytë, ministria ka vendosur të skualifikojë kompanitë ‘GAIA’ dhe ‘UTS-01’ me një motivacion të dyshimtë.

Sipas ministrisë, këto dy kompani kishin bërë një ofertë me çmim të ulët. (Ministria referon dhe një rregullore me tarifat dysheme të shërbimeve).

Dy kompanitë e skualifikuara kishin ofruar një çmim sa gjysma e ‘Atelier-4’.

-Firma GAIA ofertoi me vlerë 26. 9 milionë lekë, afro 280 mijë dollarë. 
-Firma UTS-01 ofertoi me vlerën 26.2 milionë lekë, afro 250 mijë dollarë.

Komisioni i Prokurimeve në ministri i ka skualifikuar këto dy kompani pikërisht pse kishin paraqitur një ofertë të ulët. (!)

Fituese e tenderit u shpall kompania ‘Atelier-4’ në pronësi të vëllezërve Alban dhe Olsi Eftimi.

‘Atelier-4’ njohu rritjen e saj gjatë kohës që Edi Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës. Pas zgjedhjes së Edi Ramës kryeministër, vëllezërit Eftimi dhe kompania e tyre kanë monopolin e projekteve të rëndësishme urbane në Shqipëri.

Kompania e tyre dhe/ose studio të varura prej saj, rezulton se kanë fituar thuajse të gjithë tenderët dhe konkurset e projektimeve të konceptuar nga qeveria, duke përthithur pjesën dërrmuese të miliardave që u dedikohen këtyre projekteve. / Hashtag.al

 

 

Etiketa: edi ramaEnglantina Gjermenitenderi
Pas

Shqipëria e treta në Europë për rritjen e çmimeve në muajin Korrik

Para

I gjejnë drogë në banesë, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Para
I gjejnë drogë në banesë, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

I gjejnë drogë në banesë, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tarifa e re: 250$ shtesë për të marrë vizën amerikane

Sanço-Juve, gjithçka po shkon drejt “po”. Zbulohen shifrat e marrëveshjes me “skonto” mes palëve

Zjarr masiv në Labinot mal, flakët rrezikojnë Librazhdin! Dronë dhe zjarrfikës në aksion për fikjen

Shkak, kushtet atmosferike, fermerët në hall, ulliri me prodhim të dobët

Shiste doza kanabisi, kapet 21-vjeçari në Tiranë i cili tentoi të arratisej

Ngjarjet kriminale në Sarandë/ Mbledhje urgjente në komisariatin e qytetit, mbërrijnë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Vlorës

SPAK merr zyrtarisht si të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, reagojnë avokatët e Erion Veliajt: Kundërshton me forcë çdo akuzë! E mori vesh nga mediat

Park fotovoltaik në Belsh, zëvendëskryeministrja Balluku: Do të sigurojë energji për 50 mijë persona

Përkeqësohet situata në Gaza, gazetarët kërkojnë evakuimin nga enklava

Shpërndante kokainë në qytetin e Vlorës, arrestohet 22-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.