Margarita Kola, avokatja e Flutura Çekrezit, ka qenë e ftuar ditën e sotme në Fax News për të folur mbi arrestimin e klientes së saj në kuadër të operacionit të SPAK pas zbulimit të shkeljes me tenderin e uniformave të policisë.
Margarita Kola shpjegoi se të gjithë avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar masë sigurie më të lehtë për klientët e tyre pasi verpa penale për të cilën akuzohen nuk është krim i rëndë.
“Të gjithë avokatët kërkuan lehtësim të masave të sigurisë, për shkak se kjo nuk është një nga veprat penale që futet teë krimet e rënda. Kjo masë sigurie është një nga masat e sigurisë më të rënda. Brenda 5 ditëve duke filluar që nga dita e sotme kanë të drejtë të ankimojnë në gjykatën e apelit”, tha Kola.
Më tej avokatja sqaroi se klientja e saj dhe të tjerët që janë të ndaluar kanë shpjeguar vetë përpara gjykatës anën proceduriale për shkak se tenderat janë një çështje komplekse.
“Klientja ime ka argumentuar, duke qenë se ka qenë drejtoreshë e njësisë së prokurorimit, ka sqaruar të gjithë procedurën nga ana teknike. Kshu është operuar dhe me mbrojtjet e tjera. Avokatët kanë folur për pjesën ligjore, ndërsa për anën teknike, duke qenë se tenderat janë një procedurë e ndërlikuar, atëherë kanë shpjeguar vetë anënn teknike të akuzuarit”, shpjegoi Kola.
Më tej, avokatja thotë se është shpejt të flasim për prova dhe nuk mund të themi në mënyrë të prerë që ka prova.
“Në fakt proceduralisht është shpejt të flasim për prova për arsye se jemi në procesin e masave të sigurisë. Akoma Prokuroria është në hetim dhe nuk mund të themi në mënyrë të prerë që ka prova. Prokuroria ka një dyshim të arsyeshëm dhe me këtë dyshim ka shkuar për kontroll. Dje gjykata ka vendosur të mbajë të njëjtën masë sigurie për të 9 të ndaluarit. Vepra penale që ju atribohet është “shkelja e barazisë në tendera”, tha ajo.
(E.H/Faxweb.al)