07:55 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tenori Ylber Gjini kërcënohet me armë, e grabisin 3 persona të maskuar: Policia s’e pati aftësinë t’i neutralizonte

16:28 | 06/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tenori Ylber Gjini kërcënohet me armë, e grabisin 3 persona të maskuar: Policia s’e pati aftësinë t’i neutralizonte

Tenori i njohur shqiptar Ylber Gjini kërcënohet me armë, e grabisin në banesë 3 persona të maskuar, orët e para të mëngjesit të sotëm.

 ”Në orën 2:54 dëgjoj zërin e çunit që po bërtiste në ballkon. Kur dal unë, i fundit që hipi në makinë nga të tre kriminelët me maska, me kobure, me pistoletë në dorë u fut në makinë”, rrëfen tenori.

”Tani i bie që të punoj 10 vjet për ta shlyer makinën se e kam marrë kredinë për 10 vjet. I bie të punoj 10 vjet për hajdutin. Më kanë vjedhur tre herë. I bie që gjithë jeta të punosh për hajdutët, për kriminelët”, thotë më tej ai.

DETAJET E PLOTA TË RRËFYERA NGA TENORI:

”Sot në orën 03:00 nën kërcënimin e armëve një grup grabitësish prej tre vetësh rrëmbejnë makinën time që ishte e parkuar poshtë ballkonit. Edhe mbas reagimit tonë nga ballkoni ata me pistoleta drejtuar ndaj nesh e çuan deri në fund misionin e tyre kriminal.

Jeta jonë e pasigurtë dhe gjithashtu dhunimi dhe rrëmbimi i pronës, pasiguria e saj por me e dhimbshmja është se mbas denoncimit të menjëhershëm në organet përgjegjëse të policisë ajo nuk “pati” mundësinë dhe aftësinë të neutralizonte këta kriminelë.

Tani një makinë e thjeshtë e marrë me kredi 10-vjeçare e një artisti që është ropatur për 25 vjet në skenë befas zhduket nën kërcënimin e armëve nga racë e fëlliqur kriminelësh dhe të adresuar me përpikmëri mes qindra makinash shumë të shtrenjta tregon se Artisti është i kërcënuar dhe i pambrojtur nga strukturat shtetërore përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës dhe pronës.”

Kurse miku i tij Arben Seferi rrëfen se atij i janë bërë edhe disa grabitje të tjera në lokalin e tij.

”Natën që kaloi, rreth ores tre të mëngjesit Ylber Gjini një nga artistët më të njohur në vend është grabitur me armë në banesën e tij nga tre individë të maskuar. Dhe kjo vjen pas një seri grabitjesh që i janë bërë kohët e fundit në lokalin e tij familjar pranë vendit ku ai banon. Dhe sot, ai ndihet i kërcënuar edhe fizikisht…Ylber Gjini është një nga zërat më kundërshtues ndaj shumë padrejtësive që i bëhen sektorit dhe profesionit të tij…! Një vend ku goditën dhe artistët në të gjitha format ka prekur fundin…”, shkruan Skënderi. (V.G/SHUPLAKA)

Ylber Gjini

 

Etiketa: grabitjetenorylber gjini
Pas

Rrëfehet mes lotësh gruaja nga Zharrezea: U shkatërrua shtëpia, nëse m’i ndodh gjë djalit nuk e lë me kaq (VIDEO)

Para

Komisioni i reformës zgjedhore kërkesë ndaj Kuvendit: Veprimtaria jonë të zgjatet edhe me 1 muaj

Para
Komisioni i reformës zgjedhore kërkesë ndaj Kuvendit: Veprimtaria jonë të zgjatet edhe me 1 muaj

Komisioni i reformës zgjedhore kërkesë ndaj Kuvendit: Veprimtaria jonë të zgjatet edhe me 1 muaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Mavijosjet në dorë dhe ënjtja në këmbë, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Trump

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.