06:46 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tenori paralajmëron publikimin e tenderave skandalozë të Ministrisë së Kulturës: Shumë shpejt të dokumentuara abuzimet qindramilionëshe

11:16 | 04/01/2017
në Aktualitet, Kryesore, Kulturë, Te Gjitha
0
Tenori paralajmëron publikimin e tenderave skandalozë të Ministrisë së Kulturës: Shumë shpejt të dokumentuara abuzimet qindramilionëshe

Tenori me famë botërore Agim Hushi ka sulmuar sot në një shkrim të gjatë të tijin Ministrinë e Kulturës. Sipas tij kjo Ministri ka abuzuar me disa tendera me vlerë qindra milionëshe, ndërkohë që artistët e operas në Shqipëri mezor marin rrogat.

”Do tronditeni kur të lexoni bemat disa mujorëshe, milionat që kalojnë në xhepat e të mësuarve me abuzimet, që do ti publikoj së shpejti. Njerëz të ndershëm më shkruajnë çdo ditë, duke më treguar me fakte, për tendera të Ministrisë së Kulturës; qindramilionëshe, të cilat do t’i shihni të dokumentuara shumë shpejt dhe ti gjykojmë së bashku nëse janë apo jo abuzime me taksat tuaja dhe shkatërrim i kulturës…Ndërkohë që artistët e operas nuk marrin pagat e tyre, që u takojne në fund të vitit”, shkruan tenori.

Hushi duke vazhduar më tej ka hedhur sulme edhe në drejtim të institucionit të Operas dhe Baletit që drejtohet nga Zana Çela, ku thekson faktin që projekti i tij për transformimin e këtij institucioni as nuk u lexua nga autoritetet përkatëse.

”Ju të gjithë e dini se çfarë ndodhi para syve tuaj kur një ish e larguar me ceremoni dhe e njohur për bëmat e saj abuzive, e shkarkuar zyrtarisht për abuzime me fondet, riciklohet zyrtarisht në TOB, ku programi im i jashtëzakonshëm për Operan as u lexua fare nga komosioni i Kumbaros”, vazhdon ai.

Hushi u kthye në Shqipëri me një karrierë të jashtëzakonshme të ndërtuar jashtë vendit, ndërkohë që mendon se në vendin tonë nuk është vlerësuar si duhet.

”Bëhen show me diasporë teksa shqiptarët zënë vendin e parë si azilkërkues nëpër botë.
Miq të dashur, diskutimi juaj këtu do më japi nje shtytje për të marrë vendimin e duhur; këtu me ju apo në Vienë me studentet e mij dhe familjen time, në komfortitetin tim personal”, shkruan Hushi. 

Kjo nuk është hera e parë që tenori sulmon Ministrinë e Kulturës, pasi edhe më parë ai kishte hedhur akuza të forta në drejtim të ministres Kumbaro, për festivalin e fundvitit në TVSH. Ai do ta quante ministren Kumbaro ”Dylqinën e Kulturës” që numëron veç suksese dhe po shtron rrugën drejt politikës.  (E.K/SHUPLAKA)

agim
Zana Cela, Agim Hushi dhe ministrja Kumbaro
Etiketa: Agim HushiMinistria e Kulturemirela kumbaro
Pas

Vetëvarja e 22-vjeçarit në Rrogozhinë, flet babai: Trafikojnë hashash me kamionë e s’u ndodh gjë

Para

Shqiptari fiton konkursin në Firence, vepra para Pallatit të Drejtësisë

Para
Shqiptari fiton konkursin në Firence, vepra para Pallatit të Drejtësisë

Shqiptari fiton konkursin në Firence, vepra para Pallatit të Drejtësisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.