Opozita po zhvillon një seancë jo normale në Kuvend. Deputetët demokratë dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.
Ata kanë vendosur një banderolë para kabinetit qeveritar dhe para Kryeministrit Edi Rama me mbishkrimin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Tensionet në sallën e Kuvendit vijnë pas publikimit të audio-përgjimit Xhafaj-Veliu.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të cilin kërkohet dorëheqja, nuk ndodhet sot në Kuvend.
Xhafaj ndodhet për një vizitë zyrtare në Hollandë, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post