Gjatë ditës së sotme po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Integrimit ku mori pjesë edhe ambasadorja e BE- së Romana Vlahutin, e cila dorëzoi raportin e KE për çeljen e negociatave.
Ambasadorja u pyet nga deputetja e PD, Grida Duma se çfarë do të përdorin për të bindur vendet anëtare. Ndërsa Vlahutin iu përgjigj se kjo nuk është detyrë e komisionit.
“Unë nuk besoj në lobim, unë mendoj se lobimi është i mbivlerësuar. Unë besoj në cilësinë e rezultateve dhe nuk është puna e komisionit që të shkojë vërdallë dhe të bindë të tjerët”, u shpreh Vlahutin, duke theksuar se kanë rëndësi rezulatet.
Pyetje-përgjigje:
Duma: Ne jemi perballë momentit kur Këshilli Vendos dhe vendet anëtare. Franca,Hollanda Gjermania kanë skepticizmin e tyre për krimin e mosndëshkueshmërinë.
Çdo të përdornit ju për të bindur vendet anëtare? A janë këto argumenta motivimi apo jemi në lobimin në nivelin vend për vend për një axhendë rajonale më shumë sesa shqiptare?
Dhe e dyta, ju keni dijeni për diskutime në grupin negociator që do të zhvillojë procesin?
Sa e parashkoni ju si ambasadore, zgjatjen e negociatave? 10, 12 apo 13 vite?
Vlahutin: Unë nuk besoj në lobim, ai është mbivlerësuar sepse duhen rezultatet. Komisioni u shpreh për atë që iu kërkua të bëjë. Komisioni tha qartë se Shqipëria ka arritur në atë fazë ku ka kapacitetet. Fakti që ka shumë sfida janë mirëshkruar në raport gjithashtu. Eshtë me rëndësi kur shpjegojmë gjërat, se Shqipëria nuk po bëhet anëtare e BE. Hapja e negociatave është mbingarkesë e madhe e vendit që vendi të përftojë më shumë element e mbështetje nga Komisioni. E kam thënë shumë herë, ndryshimi nuk do të vijë ditën kur do të bëhet anëtare. Asgjë nuk do të ndryshojë. Ju shpresoj do të jeni me shëndet të plotë për të parë këtë. Sa kohë do të duhet për Shqpërinë të negociojë? Nuk e di, kjo varet nga Shqipëria. Ka momente që janë në favor të Shqipërisë në raport me vendet e tjera në rajon. Nuk ka problem etnike, strukturore, apo detare dhe në këtë kuptim shqipëria do të jetë e shpejtë sepse do të jetë me një zë të qartë kur bëhet fjalë për këto sfida. Por do të varet nga aftësia e administratës dhe momenti politik qeverisës për të marrë vendime të vështira.
Për grupin negociator nuk kam informacion sepse nuk është cështje për Komisionin. I përket Ministrisë së Evropës dhe të jashtme. Megjithatë, negociatat nuk bëhen me delegacionin, por me Brukselin. Kështu selia do të jetë në shërbim të ekspertëve.
Discussion about this post