Partia Demokratike për disa javë ishte në bojkot ndaj punimeve të Komisioneve Parlamentare, por duket se strategjia ka ndryshuar.
Ata kanë vendosur që në Komisionin e Medias dhe të Komunikimit, të mos marrin pjesë vetëm deputetët që janë pjesë e komisionit, por edhe deputetë të tjerë duke nisur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.
Kjo dalje jashtë rendit të ditës ka shkaktuar tensione në Komision, teksa deputetët e PS-së janë shprehur që kjo që po ndodh është e turpshme.
Edmond Spaho: Milva të lutem se nuk je e atij takëmi që të mbrosh kriminelët. Nuk shkohet në Europë me kriminelët, ministri i brendshëm duhet që të japë dorëheqjen.
Pas tensioneve deputetët e PS-së vendosën që të lënë punimet e komisionit, duke lënë në gjysmë fjalën e Flamur Nokës.
(E.K/FAXWEB.AL)