Me pankarta në duar qeveri e krimit, të rinjtë e PD-së në Shkodër e kanë nisur me protesta mëngjesin e sotëm.
Ndërkohe që të rinjtë do jenë në vendin ku do mbahet prezantimi i planit te alpeve. Forca të shumta policore po mbajnë nën kotroll protestën.
Sakaq kryeministri Rama ka provokuar edhe më shumë protestuesit duke u ngritur dy gishtat lart teksa zbriste nga makina e tij.
Ditën e sotme kabineti “Rama 2” do të shpërndahet në qarkun e Shkodrës me misione të ndryshme. Vetë kryeministri do të udhetojë drejt Pukës ku do të inspektojë punimet për “Rilindjen Urbane” ndërsa zëvendëskryeministrja Senida Mesi në orën 10:25 së bashku me ministrën e Kulturës Mirela Kumbaro do të marrin pjesë në një ekspozitë në prefekturën e Shkodrës.
Në orën 11:00, Mesi me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, do të inspektojë burgun e Reçit ndërsa 1 orë më pas ka planifikuar një takim me biznesin. Ndërkohë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla do të takohet me drejtuesit e arsimit në Shkodër në kuadër të organizimeve për festat e fundvitit.
Në orën 20:00 numri një i qeverisë do organizojë një darkë në Bar Restorant “Meridiani” në qytetin e Shkdorës. Ndërsa të nesërmen më datë 09 dhjetor 2017 ora 09:30 në kinema “Millenium” organizohet takimi i hapur i KKT-së.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=_SOtJQL6-1g&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=fGFtXHEYBRI&feature=youtu.be