10:04 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tension në stadium/ Erion Braçe në krah të Gaz Demit godet me çakmak gjyqtarin

09:01 | 24/04/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tension në stadium/ Erion Braçe në krah të Gaz Demit godet me çakmak gjyqtarin

Gazetari sportiv Ervin Baku ka denoncuar një ngjarje të shëmtuar që ka ndodhur dje në stadiumin “Selman Stërmasi”, në përfundim të ndeshjes Partizani-Skënderbeu.

Sipas tij deputeti socialist Erion Braçe, i njohur për tifozerinë e tij ndaj ekipit të Partizanit, ka goditur me çakmak gjykatësin e ndeshjes Andi Koçi.

Ndeshja e djeshme shkatërroi përfundimisht ëndrrat e Partizanit për një vend në kupat e Europës, dhe mesa duket Braçe ka lëshuar nervat mbi arbitrin.

Gazetari shkruan se një deputet duhet të jetë model për shoqërinë, qoftë dhe në shkallët e stadiumit, pavarësisht gjykimeve që mund të ketë në lidhje me vendimet e arbitrit.

Ervin Baku shkruan: Gjesti i shëmtuar i deputetit

TURP! ERJON BRAÇE GODET ME ÇAKMAK ANDI KOÇIN

Sot u luajt ndeshja Partizani – Skënderbeu. Më e rëndësishmja e javes së 30-të të Kategorisë Superiore në futboll. Isha në stadium. Në tribunën e shtypit. Ndeshja përfundoi. Si përfundoi? Fitoi Skënderbeu 0-1. Po kjo për mua nuk ka absolutisht asnjë rëndësi. Si në çdo ndeshje, në tribunë ishte edhe deputeti Erjon Braçe. E respektoj si ligjvënës aktiv, të mirë, të vendit tim.

E respektoj edhe pasionin e tij për futbollin. Por sot deputeti Braçe bëri një gjest të shëmtuar. Shumë të shëmtuar. Në përfundim të ndeshjes goditi me çakmak gjykatësin e ndeshjes Andi Koçi. Si ka mundësi??? Si???

Deputeti duhet të ulë gjakrat e tifozëve të irrituar. Jo të ndezë gjakrat. Nuk më intereson fare si gjykoi Andi Koçi. Fare. Edhe sikur ta ketë bërë “baltë”… Deputeti duhet të jetë “model” për shoqërinë. Kudo. Edhe në stadium. Kushdo qoftë ai. Edhe tifoz i Partizanit.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

Pas funeralit të së shoqes, George HW Bush shtrohet në spital

Para

Fitoi postin e lakmuar, Kejda tregon fytyrën e triumfit të Majlinda Bregut

Para
Fitoi postin e lakmuar, Kejda tregon fytyrën e triumfit të Majlinda Bregut

Fitoi postin e lakmuar, Kejda tregon fytyrën e triumfit të Majlinda Bregut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada Amerikane në Tel Aviv

Shkuan për koncert, dy këngëtarët e njohur grekë bllokohen në Izrael! Në ankth kërkojnë kthimin në Kajro

Afera Partizani/ Berisha paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje

Vihet në pranga një 21-vjeçar që shpërndante doza kanabis, në qytetin e Vlorës.

Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh ndaj Mossadit

Roskovec/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Pesë të vdekur pas sulmeve iraniane në Izraelin qendror

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Iran, mblidhet samiti i G7 në Kanada

Vrasja e dy ligjvënësve në Minnesota të SHBA, arrestohet autori i dyshuar

BE-ja në udhëkryq, korporatat e mëdha për të ardhmen? Gara në tregtinë globale dhe hezitimi i Unionit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.