Tension në Unazë, qytetarët gati për t’u përplasur me policinë, ndërsa deputetja demokrate Albana Vokshi ka shkuar me urgjencë në vendngjarje.
Banorët po protestojnë te Unaza e Re kundër mbylljes së një rruge që i lidh me banesat e tyre.
Situata është e tensionuar, ndërsa në zonën e mbikalimit të Unazës së Re janë të pranishme edhe forca policie.
Gjithçka po raportohet në kohë reale nga ”Fax News”, ndërkohë që të pranishëm janë persona me aftësi të kufizuar dhe të moshuar.
Të gjithë kanë bërë rezistencë për të mos e lëshuar rrugën, sakaq policia është tërhequr. (V.G/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=B0hnwlhjhz8&feature=youtu.be