Prej disa minutash është intesifikuar protesta e minatorëve përpara kryeministrisë. Ata i lanë 30 minuta kohë kryeminsitrit që të reagojë, ndërsa deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Minatorët janë duke kërkuar rrogat e prapambetura dhe statusin e minatorit. Minatorët kanë ardhur nga i gjithë vendi.
Në mbështetje të minatorëve ka shkuar dhe kryetari i sindikatës së minatorëve, Gëzim Kalaja. Kalaja ka thënë se minatorët nuk kërkojnë karrige për pushtet por bukën e gojës. Nuk kanë munguar as batuat nga ana e minatorëve në drejtim të kryeminsitrit.
‘’Ke frikë të dalësh, nga Saliu tani do të themi Ramiu, e kupton vetë ti se pse të themi kështu”, thanë minatorët.
Ndërkohë Policia qëndron stoike në pozicionet e saj, duke mos i lejuar banorët të hyjnë në oborrin e kryeministrisë.
(E.K/FAXWEB)