04:04 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tensione “elektorale” në Lezhë/ Ndocaj: Nënkryetari i bashkisë në tentativë për të blerë vota

10:49 | 06/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tensione “elektorale” në Lezhë/ Ndocaj: Nënkryetari i bashkisë në tentativë për të blerë vota

Një situatë e tensionuar lidhur me fushatat elektorale të partive ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Sipas raportimeve, janë përfshirë në debat 2 grupe, grupi i Eduart Ndocajt dhe një grup ku ishte i pranishëm dhe nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Gjini.

Në një postim në rrjete sociale, kandidati për deputet Eduart Ndocaj pretendon se ka kapur në tentative për të blerë vota nënkryetarin e Bashkisë së Lezhës dhe Drejtorin e KESH-it.

“Sot, së bashku me ekipin tim, kemi kapur në flagrancë Nënkryetarin e Bashkisë së Lezhës dhe Drejtorin e KESH-it, në tentativë të qartë për blerje votash në qytetin e Lezhës. Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit aktual: një sistem i kalbur, që përpiqet me çdo mjet të shpëtojë veten, duke përdorur paratë publike për të blerë ndërgjegjen e njerëzve. Ata nuk kanë më as frikë, as turp — sepse e dinë që në 11 maj po vjen fundi i këtij abuzimi. I bëj thirrje të drejtpërdrejtë SPAK-ut të veprojë pa vonesë, të hetojë këtë rast dhe të çojë para drejtësisë jo vetëm autorët në terren, por edhe urdhëruesit e tyre politikë.
Vota është e shenjtë dhe qytetarët e Lezhës nuk do të lejojnë të tjetërsohet me lekët e pushtetit. Lezha nuk trembet, nuk blihet — Lezha do ndryshim!”, shkruan Ndocaj në videon e postuar.

Ndërkohë sipas policisë së Lezhës, zyrtarëve të PS-së nuk i janë gjetur asgjë që vërtetojnë akuzat.

Lidhur me ngjarjen, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Ai shprehet në postimin e tij se njerëzit e PD po provokojnë tensione pa asnjë shkak.

POSTIMI I PLOTË I NDREUT: 

Banda te PD vazhdojne te provokojne klime tensioni pa asnje shkak ne Lezhe! Bllokime rrugesh duke kufizuar levizjen e lire te njerezve jane bere shqetesuese! Bile nje nate kane ndaluar dhe punonjes policie!

Mbreme kane bllokuar rrugen me rrugace Zv kryetarit te Bashkise Lezhe Fatjon Zefi, Kryetarit te PS Kolsh Andi Marku! Moslejimi i levizjes ne zonat e veta dhe bllokimi i rrugeve me alibine idiote se po blihen vota, eshte shkelje flagrante e ligjit, dhe provokacion per te tensionuar fushaten ne kushtet e pamundesise per te siguruar mbeshtetjen elektorale! Ju bej thirrje anetareve te PS te ruajne qetesine! Organet ligjzbatuese te marrin masat perkatese ndaj kujdo qe kufizon lirine e levizjes se cdo qytetari!

Karvane me makina me militante dhe arme levizin naten duke bere presione. Pse nuk duhet ne te aludojme se po bejne presion dhe po levizin duke blere vota?! Keto jane sjellje te shemtuara qe nuk nderojne kulturen e lezhjaneve! Pseudo gangstere te ardhur gjoja me force elektorale, do shfryhen si tullumbace me 12 Maj!

Bllokimi i rruges se Zv Kryetarit te Bashkise Fatjon Zefi, i cili njihet si nje nga djemte me me integritet ne Lezhe, eshte vetedemaskimi me i qarte i farses se ashtuquajtur, “mbrojtje vote”! Lezha sjua ka borxh kete sjellje primitive dhe provokim te ulet! Ne nuk do te biem ne batakun e provokacioneve tuaja, megjithese e keni mbushe kupen! Por policia, prokuroria te veprojne sipas ligjit!

Pas

Plagosi me thikë 21-vjeçarin, arrestohet autori në Durrës

Para

Vetëm 6 vota larg shumicës së nevojshme, Friedrich Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë

Para
Vetëm 6 vota larg shumicës së nevojshme, Friedrich Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë

Vetëm 6 vota larg shumicës së nevojshme, Friedrich Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.