Mëngjesin e sotëm ka pasur tensione të forta midis banorëve të Jalës dhe punonjësve të IKMT, si dhe forcave të shumta policore që kanë shkuar në zonë.
Punonjësit e IKMT-së kanë nisur shembjet sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke e kundërshtuar këtë aksion.
Banorët thanë se ata e kanë çuar çështjen në gjykatë dhe janë ende në proces; se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhëna me qera i kanë ende me pushues.
Ata e konsideruan dhunë, nxjerrjen nga banesat e tyre sot, ndërsa ende nuk dihet qëndrimi që do të mbajë IKMT.
(E.K/FAXWEB.AL)