Mbledhja e sotme e Komisionit të Medias është shoqëruar me tensione të forta mes kryetares së këtij Komisioni, Albana Vokshi dhe deputetit socialist, Fidel Ylli.
Pas deklarimeve të gazetarit Bledi Kasmi para deputetëve në Komision, replikat kanë nisur mes Yllit dhe Vokshit.
Socialisti Fidel Ylli ka thënë se Bledi Kasmi nuk është lënduar si gazetar, pasi nuk është një gazetar.
Nuk ka vonuar replika e menjëhershme e Vokshit e cila i ka cilësuar këto akuza si të urdhëruara nga Rama.
Replikat e plota:
Ylli: Nuk ma mbyllni dot gojën. Gazetari juaj nuk është gazetar. Jemi duke folur për median e lirë, për gazetarin që kolegët e vetë i bën puçistë. Urdhëroni shkrimin këtu që Bledi Kasmi është RD-ja.
Vokshi: Nxirr xhevahire nxirr…
Ylli: Mos mbani konferencën e rradhës, na lini të flasim.
Vokshi: Mos bojkotoni, mos merrni urdhra.
Ylli: Të gjithë duan të dëgjojnë mendimin e mazhorancës.
Vokshi: Mbylle gojën, me mua e ke betejën e humbur. Tur pusho të lutem
Ylli: Kasmi nuk është gazetar.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post