Vijojnë debatet në parlament mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Ka qenë Flamur Noka që në Foltoren e Kuvendit, dënoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se Kosova nuk është tokë e askujt. Për Noken, kjo deklaratë është anti-kombëtare dhe tha se cështja e Kosovës, është kryeçështje në të gjithë botën.
Sipas Nokës, Rama dhe qeveria e tij po i fut thikë pas shpine Kosovës.
Noka: Sa herë që ndodhin ngjarje të rëndë dhe jeni të zhytur nga koka te kembet e keni gjetur një menyre për të dalë nga situata, përdorni kukulla matrioshka për të krijuar një zhurmanjë për të hequr vëmendjen nga thelbi.
A mund të thuhet se Kosova është tokë e askujt. Tokë e kujt është Kosova. A është e askujt apo brez pas brezi e shqiptarëve Kë përfaqësoni këtu, interesat anti shqiptare?
Kosova është cështje dhe kreycështje në të gjithë botën.