Ka nisur protesta përpara ministrisë së brendshme për shkarkimin e Fatmir Xhafajt. Dhjetra qytetarë janë grumbulluar, të cilët kërkojnë largimin e Xhafajt.
Protestuesit janë përplasur me Policinë, teksa kanë tentuar që të vendosin pako ‘kokaine’ në mënyrë simbolike.
Në këtë protestë nuk janë të pranishëm derimë tani deputetët e LSI-së, ndërsa mungon dhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili ndodhet në një vizitë në Sofje.
Të pyetur nga Fax News deputetët e LSI-së janë shprehur se kjo protestë është e qytetarëve dhe do të drejtohet nga ata. Ndryshe ka vepruar PD, ku në protestë janë të pranishëm disa deputetë të saj, dhe sekretarët organizativë.
Rama konfirmoi sot në detyrë Fatmir Xhafaj, teksa tha se nuk ka asnjë njeri që të hedhë në gojën e ujqërve.
Rama tha se sipas ekspertizës së tij audiopërgjimi i PD-së është i montuar dhe ministri Xhafaj nuk ka pse të mbajë përgjegjësi morale dhe ligjore.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post